Nrekiq: NË ULQIN S’KA TË INFEKTUAR ME COVID- 19, I PRESIN TURISTËT NGA KOSOVA (video)

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk kat ë infektuar dhe ata po i përmbahen masave që janë marra nga qeveria qendrore e Malit të Zi.

“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të vizityojën turistët, ne kemi marrë të gjitha masat dhe për të ruajtur distancën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varet nga turizmi. “Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijt, kosovarët janë të mirëseardhur,ata vijon në shtëpinë e tyre”, tha ai.