Më datë 04.05.2020, Kryetarit i  Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi me stafin e vet kontrolli punëtoret për prezencën në punë. Po në të njëjtën ditë, në faqen zyrtare të Komunës u publikua list më emra që nuk ishin në punë në në momentin e kontrollit.

Një publikim i tillë ka përfshirë edhe Shërbimin e Kuvendit.

Në lidhje më gjithë këtë ka reaguar edhe kryetari i Kovendit të Ulqini Ilir Çapuni duke e cilësuar të gjithë këtë pa bazë ligjore, transmeton Ulqini Online.


Në një reagim të Shërbimit të Kuvendit të nënshkruar nga kryetari Çapuni thuhet se publikimi i emërave është  i pabazë dhe joetik, sepse nuk i shërben integritetit të zyrtarëve dhe nëpunësve të Komunës, dhe nuk është masë që e parasheh ligji në raste të tilla

By admini