Me rastin e festave të ardhshme të Një Majit , ditë pushimi do të jenë e premtja dhe e shtuna , është mësuar nga Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale.

Theksohet se në bazë të ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera , ditë pushimi për festën e punës do të jenë , 1 dhe 2 maj, të premten dhe të shtunen transmeton Ulqin Online.

“Organet shtetërore dhe organet e qeverisjes lokale , institucionet publike dhe ndërmarrjet si dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë , janë të detyruar që gjatë ditëve të festave të sigurojnë vazhdimin e punës , me ndërprerjen e të cilës mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin” , thuhet në kumtesë.

By admini