Orari i ri për dyqanet dhe farmacitë

http://www.dreamstime.com/stock-photography-image69521392

Duke filluar nga dita e enjte, të gjitha dyqanet dhe farmacitë do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 18, kjo është masa më e re e miratuar sot nga Trupi Koordinues Kombëtar për të frenuar përhapjen e koronaviruseve dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, mësohet na qeveria e Malit të Zi, trasnmeton Ulqini Online.

Poashtu ndalohet qarkullimi ndërurban i udhëtarëve, përveç për automjetet motorike të pasagjerëve që kryejnë veprimtari të rëndësishme për trafikun e mallrave, furnizimin dhe shpërndarjen e ilaçeve, shërbimeve mjekësore urgjente, shërbimet për furnizim me karburant dhe energji elektrike, transportin e punonjësve, transportin e personave që kanë jetuar jashtë vendbanimit. Deri në dy njerëz mund të qëndrojnë në vende publike së bashku.

Pronarët, d.m.th., përdoruesit e kioskave në të cilat shitet shtypi, janë të detyruar të organizojnë orë pune në periudhën nga ora 7 e mëngjesit deri në 15:00, në dy ndërrime nga katër orë secila, për çdo punonjës. Trafiku ndërkombëtar i pasagjerëve është i pezulluar që nga e enjtja.