Në Mal të Zi 18 raste të reja me koronavirus

Sot janë testuar gjithsej 34 persona në Mal të Zi nga ku 18 kanë rezultuar pozitiv. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të prekurëve ka mbërritut në 47, mësohet nga Instituti për shëndetin publik, transmeton Ulqini Online.

Nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Z janë gjithse 5,972 persona.

Instituti po monitoron nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike dhe do të informojë rregullisht publikun në periudhën e ardhshme.