Ndodh në Kosovë: Qeveria kufizon lëvizjet, presidenti thërret të mos respektohet vendimi

FB

Mbrëmë, qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj virtuale masat e reja kundër koronavirusit, në mesin e së cilave edhe pikën përmes së cilës kufizohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas kësaj pike nga nesër qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00, shkruajnë mediat kosovare.

Por në këtë vendim reagoi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke kundërshtuar këtë vendim si antikushtetues. Thaçi shkoi edhe më larg duke ftuar qytetarët e Kosovës nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim.

Ky është një ndër rastet të paprecedentë në botë në kohën kur i gjithë globi po lufton kundër përhapjes së koronavirusit.