Komuna e Ulqinit i paguan 10 000 € Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet infektive

Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, nga mbledhja gojore e Kolegjiumit të krzetarit, e datës 23 Mars 2020 u vendos që Komuna e Ulqinit t’i paguante 10,000,00 € Trupit Koordinues Nacional  për sëmundjet infektive, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Kjo pagesë bëhet si një shenjë solidariteti dhe qëndrimi të përgjegjshëm shoqëror ndaj situatës aktuale në luftën kundër koronoviruseve.