Të nderuar qytetar, shqiptar në Malin e Zi, pas situatës aktuale, të konfirmimit të rasteve të para të infektimit me Koronavirus edhe në Malin e Zi, pandemia që ka pushtuar botën dhe ka ndaluar funksionimin normal të shoqërisë, Ju bejmë apel të gjithve të bëni përpjekjet maksimale për respektimin e rregullave të përcaktuara dhe të bëra publike nga Organizata Botërore e Shendetësisë-OBSH dhe Instituti i Shendetit Publik në Malin e Zi, thuhet në një kumtesë të Këshillit kombetar të shqiptarëve të nënshkruar nga kryetari z. Faik Nika, transmeton Ulqini Online.

Të gjitha këto masa duhen marrë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të afërmit tanë.

Këto janë momente kur duhet të solidarzohemi, të ruajmë vehten dhe njëri-tjetrin, të ndihmojmë ato që kanë nevojë, të mos përhapim panik, të mos përhapim disinformata, të tregojmë kujdes maksimal, të informohemi drejt. Duke respektuar udhëzimet e specialistëve besojmë se do ja dalim dhe do të jemi bashkë me njeri-tjetrin përsëri.

Ju lusim të respektojmë maksimalisht këshillat e institucioneve kompetente!

Për shkak të kësaj situate Këshilli Kombëtar, përkohesisht do të ndërpres të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë periudhë, deri në normalizimin e situatës.

By admini