Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se 2 persona kanë dalë pozitivë në koronavirus.

Kryeministri Dushko Markoviq ka bërë të ditur se dy të infekturit me COVID-19 janë dy gra, njëra e moshës 72 vjeçare dhe tjetra e moshës 47 vjeçare. Njëra prej të prekurave është nga Ulqini dhe tjetra është nga Podgorica.

Të dyja të prekurat kishin histori udhëtimi. Njëra prej tyre ishte kthyer pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 12 ditësh, ndërsa tjetra ka ardhur nga Spanja dhe ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve të mjekësisë.

Spanja është vendi më i prekur nga koronavirus në Europë, pas Italisë, ndërsa numri i të infektuarve në SHBA e ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve.

By admini