Cungu me bashkëpunëtorë priti ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi

Vizita e Ambasadorit së Republikës  së Gjermanisë në Mal të Zi

Sot me 13 Mars 2020, kryetari i Forcës së Re Demokratike, z.Nazif Cungu, me bashkëpunëtorët e tij, priti Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Mal të Zi, Dr. Robert Weber, mësohet nga një kumtesë e Forcës, transmeton Ulqini Online.

Në këtë takim u diskutua për potencialet e Komunës së Ulqinit, Kapitullin 27 ku kriporja e Ulqinit është një faktor i rëndësishëm bashk me statusin Ramsar.

Poashtu është theksuar edhe problemi i Valdanosit dhe ishullit Ada e Bunës. Ambasadori Weber shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur projekte që do të përqendrohen në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Theks i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit ndërkufitar dhe mundësisë së sigurimit të mjeteve financiare përmes fondeve të BE-së.