Futbolli i madh kthehet përsëri në Ulqin, Otranti në mision të vështirë

Futbolli i madh këtë javë kthehet përsëri në Ulqin. Kështu neser, pas një gjysëm sezoni të luajtur ku kanë mundur, futbollistët e Otrantit luajnë ndeshjen e radhës para shikuesve të vet.

Pozita e Otrantit në tabelën e klasifikimit të ligës së dytë malaleze është mjaft e keqe pasi ata mbyllin tabelën duke u renditur të fundit  me vetëm 13 pikë të grumbulluar. Lufta e tyre këtë pjesë të kampionatit do të jetë ajo e mbijetesës  në këtë kategori.

Ndeshjen e parë në këtë mision të vështirë e kanë nesër kundër ekipit më të mirë dha kampionit dimëror, Deçiqit nga Tuzi.

Ndeshja luhet në stadiumin e Plazhit të madh me fillim nga ora 14.