Varri-servantesitEdhe pse fillimisht kanë ekzistuar shënimet mbi lokacionin e varrit të tij, shënimet janë zhdukur në momentin kur janë zhvarrosur eshtrat e tij. Tani, pas 400 vjetëve gjendet varri i njërit nga njerzit më të njohur të të gjitha kohërave-Miguel de Srvantesit.

Forenzikët pohojnë se hulumtuesit spanjol më në fund pas 400 vjetëve e kanë gjetur varrin e shkrimtarit të famshëm Miguel de Cervantesit. Në shënimet historike është shënuar dhe ka qëndruar se Servantesi është varrosur më 1616, por shënimet e lokacionit janë zhdukur.

Është ditur se fillimisht ka qënë i varrosur në një manastir-azil madrilène (në Madrid), mirëpo në ndërkohë ai manastir është rindërtuar dhe meremetuar, ndaj arkivoli i Servantesit është zhvendosur në një ndërtesë të re. Askush për këtë nuk ka ditur deri më tani.

Në një nga ambijentet e manastirit, të cilën e kanë hulumtuar dhe gjurmuar arkeologët, është gjetur kripta (hapsira e nëndheshme) me eshtrat e disa personave, e ndër ta edhe të Miguel de Cervantesit njofton “BBC”.

Edhe pse më së miri e njohim si autorin e  “Don Quijote” (Don Kishotit) legjendar, Cervantesi ka qënë edhe veteran lufte, duke qënë rëndë i plagosur në betejën afër Lepantit, ku edhe është zënë ron dhe ka qëndruar 5 vjet rob në Algjeri. Ka vdekur më 1616, në moshën 68 vjeçare.

P.S. Miguel de Servantesi është personalitet tepër i njohur në historinë e Ulqinit, sepse sipas të dhënave, ai kah fundi i shekullit XVI ka qëndruar në Ulqin dhe flitet për  historinë e dashurisë së Servantesit dhe ulqinakes së re, Dolçinea. (M.L.)

By admini

One thought on “Pas 400 vjetëve gjendet varri i Miguel de Servantesit”
  1. Kjo pjesa e fundit mbi dashurin e Sevantesit me nje Ulqinake qe quhej Dolcinea, jane brockulla klasike. Ulqini ka mjaft histori interesante qe qellimisht lehen ne harres dhe nuk eshte nevoja te shpiken keso peralla femish.

Comments are closed.