Mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Shqipëri nga subjektet shqiptare në Mal të Zi

Mesazh ngushëllimi me rastin e tërmetit në Shqipëri nga KKSH

Me rastin e tërmetit që goditi Shqipërinë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z. Faik Nika iu drejtua me mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Metës, Kryeministrit SH.T.Z. Edi Ramës, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakajt dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi SH.T.Z. Ridi Kurtezit.

I nderuar z. Meta,

Ndajmë dhimbjen me Ju me rastin e katastrofës që solli termeti shkatërrues, i cili goditi Shqipërinë.

Përvoja të ngjashme kemi pasur edhe ne dhe e dijmë shumë mirë çfarë do të thotë të prekesh nga e papritura, të ngelesh pa strehim, dhe mbi të gjitha, të ngelesh pa anëtarët e tu të familjes, sepse, tek e fundit, dëmet materiale janë të riparueshme, por jetët e njerëzve janë të pakthyeshme.

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për secilën viktimë të kësaj fatkeqësie natyrore. Përcjellim ngushëllimet tona drejtuar familjarëve të të ndjerëve dhe drejtuar secilit qytetar shqiptar, ju qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira. Urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe shpesojmë për një rimëkëmbje të shpejtë të vendit.

Shqiptarët në Mal të Zi janë të gatshëm për t’ju ardhur në ndihmë në çfarëdo forme qoftë ajo.

Shpresojmë që tragjeditë si kjo të ngelen një e harruar e trishtë, e papërsëritur.

Me respektin më besnik,

Kryetari

Faik Nika

Komuna e Ulqinit prane familjeve te prekura nga termeti ne Shqiperi

Qytetaret e Ulqinit me trishtim te thelle po percjellin pasojat qe shkaktoi termeti shkaterrimtar ne Shqiperi ne qytetin e Durresit te lashte me pasoje te humbjes se jeteve dhe qindra persona te lenduar. Ne keto momente te veshtira ne jemi prane jush,ne jemi prane vellezerve tane ulqinak qe prej dekadash jetojne ne qytetin e Durresit. Ulqini dhe ulqinaket te cilet dhe vete i kane perjetuar pasojat e termetit katastrofal te vitit 79 jane ne keto caste prane atyre qe kane humbur te afermit e tyre.Ne lutemi per ata qe ende jane nen rrenoja qe te dalin gjalle. Komuna e Ulqinit ndan nje shume prej 10 mije eurosh per familjet e prekura nderkohe i bejme thirje vellezerve dhe motrave tona ne diaspore qe te ndihmojne dhe te jene prane vellezerve te tyre.

LETËR NGUSHËLLIMI NGA FORCA E RE DEMOKRATIKE

Të nderuar,

Me keqardhje e morëm lajmin mbi tragjedinë e ndodhur në Shqipëri, në të cilin humbën jetën qytetarët e Durrësit si dhe shumë të tjerë të lënduar. Tërmetin e përjetuam edhe ne në Ulqin si dhe shtetet  fqinjë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike shpreh ngushëllime të thella familjarëve, të afërmve  dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë me të cilët sot po përjetojmë momente tejet të dhimbshme.

Të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe pa pasoja.

Sinqerisht,

 Kryetar Nazif Cungu

LETËR NGUSHËLLIMI NGFA PARTIA DEMOKRATIKE

Ngushëllime drejtuar :
Presidentit të Republikës së Shqipërisë , z. Ilir Meta
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

Duket sikur numri i viktimave është duke u rritur. Është një tragjedi që tronditi thellë familjet e viktimave të tërmetit.Të gjithë i kemi dyert e hapura për të pastrehurit , dhe jemi të bashkuar t’i ndihmojmë ‘vëllezërit e motrat’ tona.
Në emrin tim dhe në emrin e Partisë Demokratike – shqiptarëve në Mal të Zi , shprehim ngushllimet tona të përzemërta . Në këtë rast fatkeqsie, lutemi për shërim sa më të shpejtë , e dhimbje sa më të lehtë ,të gjithë viktimave.
Gjithmonë pranë jush
Fatmir Gjeka
Kryetari i Partisë Demokratike – në Mal të Zi