Tushi-haxhimehmediTë dielën, në Cetinë, është mbajtur gara internacionale në kik-boks “Trofej Prijestonice”, ku morën pjesë garuesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Dy djemtë e klubit “Albulenes”, trajner i së cilëve është i mirënjohur Agron Ujkashi arritën që të shpallen kampion.

Kështu, për kategorinë  deri në 86kg, në mënyrë spektakolare fitoi garën Ahmet Haxhimehmeti. Ai në ndeshjen finale, me nokaut në raundin e dytë, fitoi ndaj garuesit vendas  Kotur.  Vendin e parë e fitoi edhe garuesi tjetër nga klubi “Albulen”, Ismail Ismaili.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të garës Haxhimehmeti – Kotur.

By admini