Në Ulqin do të hapet Konsullata së Përgjithshme e Shqipërisë

Një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët. Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin!, kështu shkruan në një post të tij në rrjetet sociale Ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Gent Caka

Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!

Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike, përfundon shkrimi i z. Cakaj.