Lexoni apelin e Lëvizjes URA për diasporën tonë në SHBA

Lëvizja qytetare URA ka dalur me një kumtesë për opinion.

Kumtesen e plotë mund ta lexoni më poshtë pa ndërhyrje.

URA apelon tek dijaspora: Ne vizit erdhen ato qe shesin dhe shkatrrojne Ulqinin

Te nderuar bashkeatdhetare ne SHBA

Ju bejme thirje qe ne emer te dashurise per kombin tuaj dhe ne emer te arsyes te shendoshte te ndergjegjesoheni dhe te vetedijesoheni ne lidhje me mysafiret nga Ulqini te cilet po ju hedhin pluhurin ne sy. 

Mos harroni qe disa prej tyre sapo votuan per shitjen e tokes me te bukur ilire, te vetmen hapsire te gjelbert dhe sheruese qe e kemi trashigimni per femijet tone. Nuk e shiti askush tjeter, NE e shitem per cmimin e nje shtepie luksoze… I gjithe Pylli i pishave prane detit per nje cmim qesharak, sepse lideret  shqiptare ne pushtet jane duke punuar vetem ne nivelin personal, jo lokal as kombetare. 

Populli shqiptare u shit dhe u asimilua me vepra, nuk guxojme as te festojme me flamurin tone kombetar ne trojet tona, sepse menjehere denohemi me gjobe nga pushteti ne cilin marrin pjese te gjithe keta pseudo patriota, kurse lideret me fjale jane trima legjendare qe vijne mbajne ligjerata neper xhamija e tempuj fiktiv kinse kane ardhur si perfaqsues te popullit te vet.

JO, populli e ka thene fjalen e vet. Mbetet tek ju , pra tek diaspora, vendimi se si do t’i trajtoni, me hipokrizi te maskuar dhe injorace apo me sinqeritet dhe realitet te vrazhde ashtu si eshte e drejte ne nje te sotme te hidhur te cilen e kane modeluar ata me veprat e tyre duke keqperdorur  pozicionet ne te cilet i ka vendosur populli duke i besuar verberisht.

URA gjithmone do te jete ne anen e popullit dhe do te punoj per mbrojtjen dhe avansimin  e interesave te pergjithshme pa harruar asnjehere misionin e vet fisnik, sherbimin ndaj komunitetit!

Ne fund , i urojme te gjithe diaspores shqiptare: Urime diten e Flamurit!