Vjen ’’Valët’’ nga Besmir Asllani

Para disa ditëve murit të krijimtarisë së Shqiptarëve në Malin e Zi iu shtua një gurë, bëhet fjalë për një përmbledhje tjetër me poezi.Sërisht është poeti i ri Besmir Asllani i cili po vazhon me shumë deshir të shpreh talentin e tij për poezinë. Temat e poezive janë të ndryshme duke filluar nga ato sociale,mërgimit,dashurisë,bukurive natyrore etj.

Redaktore e këtij libri është Valbona Bajri. Botimi i këtij libri është mbeshtetur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

’’Valët’’ është permbledhja e tretë me poezi e Besmirit pas Përmbledhjeve ’’Gjurmët’’ dhe ‘’Prijësi’’.