Nga Beqir SINA – New York

“E vërteta • Drejtësia • Kujtesa – Ju ushqeni lirinë. Ju e dini koston e saj të lartë. Ju e dini që socializmi është skllavëri … dhe komunizmi ai që vret”

WASHINGTON D.C: Në mëngjesin e 9 nëntorit 1989, ishte e paimagjinueshme që Muri i Berlinit të binte atë mbrëmje. Për gati tre dekada, muri kishte qëndruar si një simbol i një Evrope të ndarë midis totalitarizmit komunist dhe kombeve të lira.

Sidoqoftë, qëndrueshmëria e popujve të atyre kombeve te robëruara ne ato 45 vjet, dhe, guximi i disidentëve dhe kundërshtarve të atyre regjimee, përballë tiranisë, u mbulua pa mëshirë në Perde të Hekurt, dhe solli pas shumë vështërsish dhe shumë përpjekjesh edhe rënien e saj dramatike, në fund shekullin e 20.

Përfshirë, këtu edhe Shqipërinë, që kaloi një nga regjimet më të egër komunist në botë.

Mbas 90’ si “gurë dominoje”, një e nga një ata që jetuan diktaturën komuniste, ishin njerëzit e lirë, të cilët kudo festuan dëshirën dhe ëndrrën e tyre të gjatë, dhe të dhimbshme, duke u presekutuar, burgosur , interrnuar dhe pushkatuar, në mënyrën më të pashpjegueshme, sot, për atë që e gëzojnë të gjithë: për liri e demokarci.

E cila erdhi 30 vjet më parë pikërisht me shembjen e komunizmit në Evropë dhe ribashkimin historik të Gjermanisë.

Sot, tridhjet më pas në Washington DC.,ka qenë Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili më një aktivitet solemn që ka shënuar 30 vjetorit i rënies së Murit të Berlinit, me tiull “Triumfi i Lirisë” .

Ata treguan se ka pasur një ideal historik, që inspiroi dhe motivojë miljona njërëz që luftuan për liri e demokraci në mbarë botën, ku thuhej : “E vërteta • Drejtësia • Kujtesa – Ju ushqeni lirinë. Ju e dini koston e saj të lartë. Ju e dini që socializmi është skllavëri … dhe komunizmi vret”.

Në këtë aktivitetet, i cili është më i madhi në këto tri dekada, i mbajtur mbas rënjes së komunizmit këtë të mërkurë, u çel edhe një ekspozit e titulluar : “ Berlin Wall 30”, me kurator vet nikoqirin e ketij eventi “Fondacionin Memoriali i Viktimave të Komunizmit,

Ekspozita do të jet e hapur në Sallën Kryesore të statcionit të trenit Union Station DC.

“Kjo, Ekspozita,” tha kuratori i saj “do të tregojë hsitorira të atyre burrave dhe grave trime që rrezikuan jetën e tyre për të ikur nga Berlini Lindor komunist,” dhe do të jetë e hapur deri më 12 nëntor.

Ndërkohë, është zgjedhur, holli qendror i stacionit të trenit, “Union Station DC”, në Washington, ku çdo ditë lëvizin me dhjetra mijëra udhëtarë, nga e gjithë Amerika, të cilët këto ditë qoftë edhe rastësisht do të prekin sado pak, apo shohin atë se cfarë ka ndodhur 30 jet më parë, me diktaturën komuniste.

“Fondacioni Memoriali i Viktimave të Komunizmit, thotë se me këtë ekspozitë : “ Jo vetëm përkujtojmë 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, por me këtë rast edhe nderojmë viktimat dhe heronjtë dhe ripërcaktohemi për të luftuar komunizmin dhe ruajtjen e lirisë edhe në 21 shekull”.

“Fondacionin Memoriali i Viktimave të Komunizmit, sot dha edhe një nderimi dhe ai ishte për Shkëlqesin e tij ish Presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck, i cil u nderua me Medaljen “Truman-Reagan – Cmimin e Lirisë”.

Si një pastor luteran 30 jet më parë, gjatë Perdes së Hekurt, Joachim Gauck, ishte ai që drejtoi lutjet e përjavshme për paqen në Gjermaninë lindore, që ndihmuan në inicimin e rezistencës popullore ndaj regjimit komunist dhe përfundimisht lindën demonstratat e protestave në 1989.

Ai si një bashkëthemelues i lëvizjes opozitare të Forumit të Ri,30 vjet më parë, u zgjodh në parlamentin e parë të lirë të Gjermanisë Lindore në 1990, si mbikëqyrës në shpërbërjen e Ministrisë së Sigurisë së Shtetit – Sigurimit dhe veglave të tyre famëkeqe.

Ndërsa nga 2012 deri në 2017, ai shërbeu si Presidenti i 11-të i Republikës të Gjermanisë.

Z. Haxhi Dauti, i cili mori pjesë në këtë ceremoni në Washington D.C; sot, tha për gazetën tonë se ky event i solli atij një kënaqësi të veçantë :

“Ishte një kënaqësi e madhe të ndiqja dhe bëja komentin tim në adresë të ish-Presidentit gjerman Joashim Gauck, dhe ndihmës sekretarit të Shtetit, ëess Mitchell, në” Triumph of Liberty Convention & Gala Dinerr “për të festuar 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit ” thotë ai.

“Falënderimet e mia të përzemërta për Fondacionin e Memorialit të Viktimave të Komunizmit: Kryetarin e Veteranëve të Luftës së Ftohtë Amerikane, The Very Rev. Charles H. Nalls, CH (COL.) (Ret.), Kryetari i Bordit të Mirëbesimit të VOC Dr. Lee Edwards, dhe VOC Drejtori Ekzekutiv Marion Smith “, për të më ftuar, tha z. Haxhi ” John “Dauti – Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, në Neë Jersey.

Unë jamë Haxhi Dauti – themelues e kryetar i KSHA, së pari i falemenderohem Fondacionit Memoriali i Viktimave të Komunizmit, që më fton në të gjitha veprimtarit e saj, në këto vitet e fundit, dhe një faleminderim të veçantë shkon për punën tuaj të te shkëlqyer që bëni për të kujtuar dhe nderuar viktimat e komunizmit nga mbarë bota.

Duke përfituar nga ky rast po i drejtohem ish- Presidentit të Gjermanisë, Shkëlqesisë së Tij, Gauck dhe z. Wass Mitchell!.

Pyetja ime, ka të bëj me Ballkanin Perendimor, prej nga vijë edhe unë: “Siç e dini muajin e kaluar, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, iu refuzua hapja e negociatave për antarsimin e tyre në BE ! Ndërkohë, që Rusia, dihet se është presente në Serbi. Ashtu që mendojë se pas refuzimit për hapjen e negociatave me BE,n, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me Serbinë, lidhen nji aleancë, që unë mendojë dukej si “kundërvënëse”, me BE, që quhet “Mini Shengeni Ballkanik”, simbas atyre që e krijuan atë.

Flasë, gjithmonë në mendimin tim, personal me këë akt të këtyre shteteve, unë që e kam jetuar ish Jugosllavinë që nuk egziston më, me solli kujtime të këqia, të asaj kohe, kur u krijua e ashtuquajtura Jugosllavia. Por, kësaj radhe me erdhi edhe më keq, se pse Europa, e refuzoi Shqipërinë, dhe Maqedoninë, dhe u dha aq shum kushte Shqipërisë, dhe Maqedonis të Veriut ?

Në përgjigjen e tij ish Presidenti i Gjermanisë, Guck, pranojë se disa shtete nuk ishin në gjendje të votojn për hapjen e negociatave për antarsimin e Shqipëris dhe Maqedonis të Veriut, përshkak si tha ai se lidhen edhe me problemet që i kan për mbrenda BE: “Ata duan t’a ngadalsojn zgjerimin e BE . Dhe, po dihet se Russia është present në Balkanin Perendimor, dhe është problem, sidomos kur vet Putini merret më çështjen e Ballkanit Perendimor për interesat e Rusis ! Por të mos harrojmë të gjithë se edhe Kina, është prezent dhe ka deportuar thëllë në Ballkanin Perendimor! Nëse, Bullgaria dhe Rumania u anëtarsuan, vite më parë, gati pa asnji kusht ne BE, ka qenë Kancelari Kool, ai që beri nji levizje politike! athere. Ndërsa, tani në BE nuk duan shumë vende të zgjerohen, dhe kjo jen ngase nuk duan të bëjn si mendojnë ato “gabimet”, e para, dhe duan simbas tyre që mos krijojn më probleme”, ka qenë përgjigjja e ish- Presidentit të Gjermanisë, Shkëlqesisë së Tij, Gauck.

Më pas por për komentin e Dautit u përgjigjë, duke shtuar edhe Asistenti i Sekretarit të Shtetit, i cili ishte në panelin e kësaj ceremonie, ne Washington, diplomati Wess Mitchell, i cili theksojë se Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, duhet pa tjetër së bashku që të luftojnë korrupcionin!

“Të dy vendet kan korrupsionin shumë të madh si në politik, dhe në nivel shteteror. Shqipëria, duhet të plotësoj së pari kushtet, dhe duhet të plotësojë sa më shpejt, ato se nuk ka kohë më për të humbur, duke filluar me instucionet ligjore, ekonomin, infrastrukturën ekonomike, dhe sundimin e ligjit në vend!

By admini