Republika e Çekisë e përkushtuar për politikën e zgjerimit të BE dhe integrimit të EJL në të

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu u takua sot me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Mal të Zi, SHT Karel Urban.

Në bisedën e hapur dhe miqësore, ambasadori Urban përcjelli mesazhin  e qartë se Çekia, mbetet e përkushtuar për idenë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, edhe pas mos-hapjes së negociatave për integrim për Shqipërinë  e Maqedoninë Veriore.

Çekia, ceku ai, ka si prioritet fokusimin në shtetet e Evropës Juglindore dhe se me grupin e Vishegradit janë duke punuar në drejtim të qëndrueshmërisë së politikës së zgjerimit të BE-së.

Nënkryetari Nimanbegu e njoftoi mysafirin lidhur me pritjet dhe zhgënjimin e popujve të europës juglindore pas vendimit për moshapjene fundit të negociatave dhe shprehu shqetësimin për mundësinë e ndryshimit të politikës globale të BE, ndonëse, mbetet optimist se 6 shtetet e Evropës Juglindore duhet të jenë pjesë e BE-së dhe se procesi i integrimit mund të prolongohet, por jo edhe të ndërpritet. Në situata të tilla paraqiten edhe ide tjera, si Shengeni i vogël, për të cilat lindin dyshime, para së gjithash për shkak të përvojave jo të mira në të kaluarën por edhe sepse keto inicijativa mund ti ofrohen rajonit si zëvendesim antarësimit në BE.

Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e fundit në politikën e brendshme në Mal të Zi lidhur me punën e Komisionit për reformën gjithëpërfshirëse të legjislativit zgjedhor, për krijimin e një ambienti të besimit në procesin zgjedhor dhe me kërkesën e opozitës, që si rezultat i reformës të vihet deri te qeveria teknike. Për të cilën, sipas nënkryetarit të kuvendit, nuk ekziston bazë e qëndrueshme juridike dhe se nuk mund të barazohet situata që prodhoi  një zgjidhje të tillë në vitin 2016 dhe në sot, kur shumica parlamentare është stabile. 

Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet e mundshme ekonomike dhe interesimi i ndërmarrjeve çeke për investime të reja në Mal të Zi.