Mavriqi e Seferi votojnë kundër shitjes së tokës, vota tyre bie ndesh me krerët partiak të partisë së tyre

Mbrëmë vonë me shumicë të votave këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit kanë aprovuar Propozim Vendimin për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit.

Edhe përkundër presionit qytetar që të gjenden mënyra tjera që të dilet nga kriza financiare e Komunës së Ulqinit, këshilltarët vendosen që ti jepet dritë jeshille tenderit për shitjen e tokës në një ndër zonat me atraktive të qytetit tonë, shkruan Ulqini Online.

Por një vendim i tillë nuk është kaluar mirë nga një pjesë e këshilltarëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Ulqin. Dy këshilltarët nga Forca e re demokratike, Ardian Maviqi dhe Xhevdet Seferi votuan kundër shitjes së tokës komunale duke iu kundërvu me votë, së paku për këtë çështje, të parit të partisë së tyre Nazif Cungut.

Kujtojme se nga Forca e re demokratike pro shitjes së tokës votuan Nazif Cungu, Ilir Çapuni dhe Arian Murati kurse këshilltarët Gjylije Pelinku dhe Flutura Husiq abstenuan. Në mbledhje nga ky subjekt nuk ishte këshilltari Sabri Salaj.

Pro shtijes së tokës votuan këshilltarët prezent të DPS-ir, PD-së, UDSH-së, SD-së dhe Partisë boshnjake.