Mbrëmë vonë KK i Ulqinit vendos për shitjen e tokës më atraktive për të dalur nga kriza

Mbrëmë vonë me shumicë të votave këshillëtarët e Kuvendit komunal të Ulqinit kanë aprovuar propozimet e pushtetit egzekutiv për rebalansin e buxhetit si dhe shitjen e tokës në pronësi të komunës.

Mbedhja e cila vendosi për shitjen e rreth 8000m2 u thirrë me urgjence po atë ditë, e enjte me 31 tetor, për tu mbajtur dhe vendosur në orët e vonshme të asaj nate, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë tani jepet dritë jeshille edhe tenderit për shitjen e tokës në një ndër zonat me atraktive të qytetit tonë. Thirrja publikepër shitjen e tokës do të shpallet më së voni  në afat prej 8 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e vendimit të mbrëmshëm të Kuvendit komunal.