Vazhdon aksioni për KF Otrant Olympic

Nesër, më 25 tetor, vazhdon akcioni për mbledhjen e donacioneve për klubin e futbollit Otrant Olympic.

Stenda do të vendoset tek hyrja në Pazarin e Ulqinit nga ora 9:00 deri në orën 14:00, dhe në shetitoren e Ranës nga ora 19:00 deri në orën 22:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta përkrahin klubin duke blerë kuponin me vlerë 10 euro.