Në Kosovë kësaj të diele u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve të para që vinë nga Prishtina mësohet se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetevendosje, kryetar i së cilës është, kanë fituar këto zgjedhje.

Më gjërësisht më vonë.

Albin Kurtit i ka ardhur dita ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës. Mbështetur në rezultatet preliminare, rreth pesë mijë vota ka marrë Kurti më shumë sesa kundërkandidatja nga Lidhja Demokratike, Vjosa Osmani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Opozita e deritashme ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Nga 95.5 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 196 mijë e 833 vota (25,79 për qind), ndërsa LDK-ja 191 mijë e 312 vota (25.06 për qind).

Mbështetur në rezultatin zgjedhor dhe deklarimet publike të VV-së e LDK-së, partitë që deri tani përbënin koalicionin qeverisës, e quajtur PAN, shkojnë në opozitë. PDK-ja ka fituar 21.21 për qind, koalicioni AAK-PSD- 11.62 për qind. Koalicioni i bashkuar rreth Fatmir Limajt nuk ka arritur ta kalojë pragun. Lista Serbe ka dalë forca e parë në mesin e serbëve.

By admini