Marko Kepi shpalli kandidaturën për Deputet në Parlamentin e Nju Jorkut

Nga Beqir SINA – New York

STATEN ISLAND NYC : Ditën e Dielë, në mesdrek, në qytetin Staten Island – NY, Marko Kepi, shpalli kandidaturën e tij për Deputet në Parlamentin e Nju Jorkut.
Qindra shqiptar dhe amerikan morën pjesë në shpalljen e kandidaturës së Marko Kepit. Veprimtarin inauguruese e moderojë gazetarja Kozeta Turishta, e cila e ndezi atmosferën duke entuziasmuar të pranishmit.
Ndërkohë, që e shpalli zyrtarisht kandidat Marko Kepin, me nderime ushtarake, ishte ish kongresisti Maichell Grimm, i cili tha se është edhe strategjist i fushatës së Marko Kepit.
Mysafir special i këtij eventi ishte ish Kongresmeni Joe DioGuardi, i cili tha se vullnetarisht, ai do të ndihmojë fushatën e Marko Kepit, së bashku me bashkëshorten e tij, Shirli Cloyes – DioGuardi një Këshilltare e Cështjeve Ballkanike në Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Më pas folën duke e mbështetur kandidaturën “Marko Kepi for Asambleman”, ish-kongresisti i Neë Yorkut, Michael Grimm , dhe Ambasadori William Walker.
Ndërsa, kan performuar drejtpërdrejtë nga tribuna e fushatës ku u zhvillua ceremonia, artistët e njohur të komunitit shqiptar në Shtetet e e Bashkuara, Deshira Ahmeti Kerliu, Frederik Ndoci, Alma Velaj, Gezim Nika, dhe Haxhi Maqellara.
Në ceremoninë e hapjes së fushatës, shpalljen e kandidaturës së Marko Kepit, mbas këndimit të himnit të Shteteve të Bashkuara, nga sopranoja shqiptare Deshira Ahmeti – Kerliu, me një shfaqje të veçantë koncertale nga Bombshells Amerikan, u ftuan qindra pjesëmmarrësit për të festuar dhe mbështetur ish marinsin të ushtrisë Amerikane Marko Kepin, kandidat për asambleist i shtetit të Nju Jorkut,.
“Për dekadën e kaluar jam përpjekur të bëj më të mirën për t’i shërbyer komuniteteve tona nga organizimi i paradave, piknikëve, shfaqjeve të artit, ngjarjeve bamirësie, ngjarjeve sportive dhe tubimeve të të drejtave të njeriut.
Sot, po ju arrij t’ju ftojë të gjithë juve bashkëkombasit e mi, të bashkoheni me mua, ndërsa zyrtarisht po hyj në arenën politike këtu në shtetin e madh të Neë York” tha Marko Kepi, ndërsa kërkojë nga komuniteti shqiptar në Nju Jork, që ta mbështes fuqimisht në këtë sfidë të madhe për të.
Marko Kepi do të kandidojë për vendin e mbetur vakant të Kuvendit të Nju Jorkut, – Asamblesë së Shtetit, në zonën elektorale 64-të, e cila mbulon ishullin e Staten e Island, dhe një pjesë të Bay Ridge, në Brooklyn pas largimit të Nicole Malliotakis.
Kepi, vitet e fundit jeton në Staten Island, por njihet në të gjithë qytetine Nju Jorkut, sidomos në qytetin e Brooklynit për shkak të punës së tij, si asitisten në zyrën e senatorit të shtetit të Nju Jorkut, Marty Golden.
Gara, tani është me rivalin e tij – është e hapur midis dy komuniteteve, atij shqiptar dhe komunitetit grek, mbasi rivali i tij është Michael Tannousis, një banor 35-vjeçar i Staten Island dhe ish Ndihmës i Prokurorit të Qarkut në Bronx, i cili jaën e kaluar njoftoi se po kandidon gjithashtu për vendin e Malliotakis.
Shqiptaro-amerikani Marko Kepi, i cili do të kandidojë për Asamblenë e Neë York-ut, nëse zgjidhet, do të jetë anëtari i dytë në historinë e komunitetit në dhomën e ulët të legjislativit në Albany, si deputet – asambleist, mbas një Marku tjetër, i cili ka qenë Mark Gjonaj – Këshilltari në Bashkinë e Qytetit të Nju Jorkut.
Marko Kepi, aktualisht është një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan. Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në Neë York.
Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.
Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.
Shqiptaro-amerikani Marko Kepi, ka emigruar 20 vjet më parë në SHBA. Ai tani po kandidon në Distriktin 64 të Asamblesë së Neë York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn. Gjatë dekadës së fundi, ky distrikt është përfaqësuar në Albany, nga greko-amerikanja Nicole Malliotakis, e cila është kandidate për Majore të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut.
Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i dytë i zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. Ky i fundit është sot anëtar i Këshillit Bashkiak, pas dy mandateve të suksesshme në Asamble. Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje nga Shqipëria – nga Shkodra,, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane.
Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën. Në krye të “Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë.
Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare në politikë.
Kepi ka arsye të besojë se mund të ecë së shpejti në gjurmët e Mark Gjonajt. Detaje më të qarta do të fillojnë të dalin duke filluar me 29 shtatorin. Suksese kandidatit më të ri shqiptar në Amerikë!
Markoja, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, i tha Zërit të Amerikës se në lagjen Staten Island, ku ai garon, ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar.
Kandidati i ri republikan thotë se shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret. Me zotin Kepi bisedoi në Staten Island kolegu ynë Ilir Ikonomi.
Marko Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e të e tjerëve.
Ai do të bëjë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.
Marko Kepi thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje.

Marko Kepi ka në plan të luftojë për disa çështje q ë i intersojnë komunitetit që ai përfaqëson:
Ai erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë.