Në Kosovë këtë të diele mbahen zgjedhjet parlamentare, Insituti slloven publikon sondazhin më të ri

Kandidati për kryeministër Albin Kurti (LVV) prin dukshëm përpara kandidatëve të tjerë Vjosa Osmani (LDK), Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë ka dalur me prirjet e popullatës në Kosovë.

Sondazhet e kryera të opinionite në Kosovë tregojnë një prirje të fortë rënëse në popullaritetin të PDK-së. Kjo është arsyeja pse finalja e fushatës zgjedhore do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve, pasi ekzistojnë ndryshime minimale në sondazhet e zgjedhjeve midis dy partive kryesore atje LDK-së dhe LVV-së. 

Situata në skenën politike të Kosovës, pra dispinimi i qytetarëve është e drejtuar drejt Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila është pak përpara Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë në luftë për vendin e tretë. Partia Nisma, sipas tij sondazhi pritet që të jetë pjesë e parlamentit të ri në Kosovë. 

Votuesit e pavendosur nuk janë në favor të koalicioneve rreth PDK-së dhe AAK-së, sidomos të rinjtë që njohin freskinë në skenën politike në opsione politike që nuk kanë qenë në qeveri deri më tani, përkatësisht LVV dhe drejtuesi i saj, Albin Kurti.

Partitë kryesorë politikë kanë emëruar kandidatët e tyre për kryeministër përpara fillimit të fushatës zgjedhore. Sipas këtij sondazhi  kandidati për kryeministër Albin Kurti (LVV) është dukshëm përpara kandidatëve të tjerë Vjosa Osmani (LDK), Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).

Analiza e plote: https://www.ifimes.org/ba/9700