Lorjat e të rinjëve Ankona 2019, pjesmarrës edhe nga Ulqini

Gjatë tre ditëve, me datë 27-28-29.09.2019 në qytetin e Ankonës në Itali u zhvilluan lojërat e të rinjëve, lojëra të cilat organizohen njëherë në 3 vjetë. Në këto lojëra u paraqitën 16 vende, mbi 1000 garues, ku janë të përfshira 11 disiplina sportive olimpike, ndër tjera është edhe sporti i Taekwondo-së, kështu mësohet nga KT Ulqini, transmeton Ulqini Online.

Mali i Zi në sportin e Taekwondo-së u paraqit me tre garues, dy garues nga Budva dhe një garuese nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.

Sportistja nga Ulqini Sumeja Bisha fiton vendin e tretë medalje bronzi, për përfaqësuesen e Malit të Zi.

Sumeja arrinë të fitojë një ndeshje kunder Greqisë, ndërsa ndeshjen e dytë e humbë nga përfaqësuesja e Serbisë.