Në prag të vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Triesh

Ilustrim

Dëshmohet fryma e  bashkimit dhe atdhedashurisë skenderbegiane 

Nga Gjekë Gjonaj

Vendosja së shpejti e trupores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrotit- Skënderbeut  në oborrin  e shkollës nëntëvjeçare  në   Triesh – Malësi,  e cila    me krenari mban emrin e tij më se gjysëm shekuli  është dhurata më e bukur dhe më e çmuar që ka marrë ndonjëherë në historinë e vet të lavdishme kjo trevë e lashtë shqiptare, e cila nuk u gjunjëzua para persioneve të pushteteve ( regjimeve)  të egra gjakatare  të  kohës për nënshtrim, tjetërsim, zhdukje  e çkombëtarizim.   

Dita e zbulimit të kësaj  shtatoreje  do të jetë një ditë e madhe  jo vetëm për popullatën e këtushme , por për të gjithë shqiptarët. Do të jetë një ditë përkujtimi  dhe respekti ndaj  veprës së ndritur dhe të paharruar  të Skënderbeut –  simbollit të lavdisë dhe  bashkimit  të shqiptarëve të kohës së tij   për liri e atdhe, duke e bërë shqiptarizmën fe e themel të kombit shqiptar.  Atë ditë Trieshi do të bëhet  pjesë e shesheve, lagjeve, vendeve e qyteteve  më të qytetëruara të botës, që kanë pushtuar statujën e Gjergj Kastrotit- Skënderbeut. 

Atë ditë trieshjanët  me miqtë e tyre do të vendosin   bustin e atij heroi që i bëri ballë fuqisë Osmane për 25 vjet duke e mposhtur atë, heroit që frymëzoi kompozitorë e shkrimtarë, piktorë dhe historianë të mëdhenjë nga e gjithë bota, si  Marin Barletin, Fain Nolin, Athanas Gegajn, Naim e Sami Frashërin, Ismail Qemalin e Isa Buletinin, Jeronim De Radën,  Zef Seremben, Ismail Kadarenë e shumë të tjerë.

Ardhja në bronz e shtatores së këtij personaliteti të madh  të kombit  tonë me përmasa evropiane e botërore në Triesh  do të jetë   një mesazh i qartë i  trieshjanëve se dinë dhe duan t’i respektojnë figurat e mëdha kombëtare, të cilat kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e  popullit shqiptar.  Në prag të shënimit të kësaj ngjarjeje të madhe që do të ndodhë  trieshjanët  vështirë se mund të  mos ndjejnë admirim dhe krenari të pakufishme  për veprën madhore të  Gjergj Kastrotit- Skënderbeut, i cili në shekuj  e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët një vend dhe popull i nderuar  në historinë europiane dhe botërore.

Prania e trupores së   Skënderbeut në Triesh pa asnjë dyshim do të dëshmojë  fyrmën e atdhedahsurisë kastriotiane – skënderbegiane, jo vetëm në këtë trevë dhe në këtë  shkollë,  por  edhe  në shtresat e gjëra të kombit, në çdo familje, në çdo shkollë  e  qelizë shqiptare. Shtatorja e Gjergjit të Madh në këtë cep të Malësisë , do të mbushë  dhe do të ushqejë  me krenari zemrat dhe mendjet  e të gjithë shqiptarëve dhe poujve të tjerë që do ta vizitojnë këtë zonë   të bukur kufitare, jo larg Alpeve Shqiptare.

Para bustit të tij do të përkulen  të gjithë ata që  qëllim patën dhe e kanë lirinë dhe atdheun, mbase  tek  Heroi ynë,  gjetën dhe do të gjejnë  frymëzimin e këtyre vlerave të traditës sonë komblëtare dhe  gjithënjerëzore.

Cilido që do të kalojë para këtij busti nuk do të ndjejë se  ka vdekur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Pasi ta shikojnë  fytyrën  e Tij (Skënderbeut), në sytë e të cilit shihet qartë  zjarri i lirisë dhe i simboleve tona kombëtare,   do të kenë ndjesinë se ende është gjallë!  Apo siç shprehej artistikisht  njëri prej poetëve të njohur shqptar “… Ajo dorë prej hekuri , që tundi  gjithë botën , nuk’ lëviz më; ato buzë që kanë folur gjithë ato këshilla të bukura; po ,ajo frymë e lartë, që urdhëronte, punonte,  vendoste, nderonte nuk mund të vdesë kurrë…””|

Dhe , kjo frymë e bashkimit   duhet  të na udhëheqë  ne shqiptarëve. Në këtë frymë, e nën simbolet tona kombëtare, duhet të punojmë e të veprojmë  sot e nesër kudo që jemi nëse dëshirojmë të ruajmë porosinë  e Gjergj Kasdtriotit –Skënderbeut dhe të personaliteteve të tjera të mëdha të kombit tonë. Kjo frymë dhe ky frymëzim janë rrugët ( kahjet)  e vetme për ruajtjen e qenies shqiptare. Rrugëdrejtim tjetër për ruajtjen e shqiptarizmës, për të mbajtur gjallë frymën e kombit, gjuhën shqipe, bashkimin  midis nesh, identitetin tonë,  nuk kemi!

Ngritja e këtij monumenti përkujtimor, i cili  do të lë gjurmë  të pashlyera në historinë e ardhshme të  Trieshit,  nuk do të jetësohej kurrë pa ndihmën financiare  në shumë prej  prej afro 65.000 $  ( gjashtëdhjetë mijë)  të  disa mërgimtarëve  trieshjanë,  të tubuar në Fondacionin “ Trieshi” nga Nju-Jorku  në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe punës së tyre intensive disa mujore. Gjithësesi nuk duhet harruar, por duhet vlerësuar , edhe   kontributin e çmuar që dhanë institucionet vendore dhe qëndrore.

 Ulqin, 21 shtator 2019