Takohen udhëheqësit e klubit futbollistik Otrant me kryetarin e komunës, ja rezultati

Kryetari I Klubit futbollistik Otrant Olimpik Nexhad Hasanaga dhe perfaqesues tjere të klubit u takuan sot me kryetarin e komunes Loro Nrekiq.

Udhëheqësia e klubit i tregoi kryetarit të komunës për vështiresitë financiare me të cilat po ballafaqohet KF Otrant si dhe riparimin urgjent të kabinave te zhveshjes, mësohet nga ky klub, transmeton Ulqini Online.

Pas një bisede te hapur u dakorduan që komuna në një afat të shkurter kohor duke ju falenderuar ndërmarrsëve lokal do bëjë riparimin e kabinave te zhveshjes kurse pas debllokimit të llogarisë rrjedhëse të komunës dhe gjithashtu ndihmës së afaristeve lokal do të ndihmohet në funkcionimin normal te klubit fudbollistik Otrant Olimpik.

Ne takim u dakorduam qe se shpejti te organizojm edhe një mbrëmje donatore me shpresë që thirrjes do ti përgjigjet numër i madh i bashkëqytetarëve tonë.

Gjithashtu nga ky klub apelohet edhe tek bashkevendasit tonë ne diaspore të ndihmojne klubin, ku në atë klub ka një numër i madh i te rinjve dhe adhuruesve te sportit.