SHQIPTARET E MALIT TË ZI – 30 VJET PAS RËNJËS SE KOMUNIZMIT

Nga Hajrullah Hajdari

– Aspekte te procesit demokratik dhe tranzicionit në Mal të Zi

Shqiptarët në Mal të Zi, së bashku me ato të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës në Serbi, të shkëputur padrejtësisht e pa dëshiren e tyre nga trungu amë, që nga Kongresi i Berlinit (1878)  gjegjësisht nga përfundimi i luftrave ballkanike (1912,1913) ishin pjesë përbërëse e Jugosllavisë, pra jetuan dhe vepruan nën jurisdiksionin e sajë. Ato u bënë pjesë e përmasës Shqiptare të krizës Jugosllave, ndonëse qenë i vetmi rajon i ngulimeve shqiptare, ku nuk shpërtheu konflikti i armatosur. Sipas regjistrimit të popullsisë ( viti 1991) në Mal të Zi jetonin 43.907 banorë të cilët gjuhë amtare kishin gjuhën shqipe ( ndërsa 40.415 ishin deklaruar si shqiptarë ose 6.57 %) dhe përbënin 7.14 % të popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi.

Në kushtet e krizës ekonomike, rënies së prodhimtarisë, inflacionit ekstrem,rritjës së dukurive nacionalisto-shoveniste, Mali i Zi, një njësi e vogël federale në kuadër të R.S.F.të Jugosllavisë, hyri në procesin e shumëpartiaksisë dhe tranzicionit të ekonomisë, në një atmosferë të populizmit, luftrave qytetare dhe hipër inflacionit, si karakteristika kryesore të gjysmës së parë të viteve nëntëdhjeta të shekullit XX. Mali i Zi, si njësi federale shumënacionale dhe konfesionale, paraqiste një bashkësi shumë komplekse dhe të komplikuar dhe pikërisht duke ju falenderuar këtyre specifiteteve apo veçurive, ajo paraqiste një oazë të vërtetë për zhvillimin e shumë llojeve të nacionalizmit, ideve dhe qëllimeve të ndryshme politike, të mbështjellura, fillimisht, në forma të gjendjes së vështirë sociale të popullates, por të paraqitura edhe në formë direkte të ultranacionalizmit dhe shovenizmit me theks të veçantë atij serb. Mitingjet e shumta dhe i ashtuquajturi Revolucioni Antibyrokratik, fillimisht si  kërkesa sociale, si pasojë e gjendjes së mjerueshme të ekonomisë e hipërinflacionit, e pastaj si formë e mbështetjes dhe solidaritetit me serbet dhe malazezet në Kosovë, për të cilat akuzohej elita komuniste e republikës përfundoi më ndërrimin e qeverisjes në këtë republikë. Vitit 1990, shënon  instalimin e pluralizmit politik në Mal të Zi.Instalimi i pluralizmit politik ngjalli tek shqiptarët në Mal të Zi, shpresën se më në fund do të vinin ditë më të mira, si në aspektin e të drejtave dhe lirive qytetare me theks të veçantë në të drejtat kombëtare dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejtë konformë resurseve natyrore dhe njerëzore për një mirëqenie më të mirë e të qendrueshme.

Është e njohur se vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, nga komunizmi kishin dalur si vende ekonomikisht më pak të zhvilluara, përkundër resurseve të bollshme natyrore, niveli i arsimit i shqiptarëve akoma ishte në nivel të ultë, nuk kishte shkollim të lartë në gjuhën shqipe, plan-programet mësimore ishin të ngarkuara, jo vetem me ideologji komuniste, shumë pak mësohej historia e kultura shqiptare, përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore, ligjvënse, gjyqësore  e ekzekutive ishte i ultë në disproporcion me pjesëmarrjen në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shpërnguljet dhe boshatisja e trojeve shqiptare po vazhdonte.

Për vërtetë zhgenjimin e shqiptarëve nga pushteti shtetror, por edhe nga “ rahatija” e përfaqësuesëve shqiptarë atje, kësaj radhe po e ilustroj me disa të dhëna zyrtare të parametrave ekonomike në Mal të Zi dhe ndikimit të tyre në vendbanimet shqiptare.

Fillimet e tranzicionit në Mal të Zi

Fillimet e tranzicionit ekonomik në të gjitha shtetet e Europës juglindore, pra edhe në njësit federative të Jugosllavisë, ishin të vështira e të dhimbshme.Shpërbërja e Jugosllavisë dhe sankcionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare këtë proces e bënë edhe më të komplikuar, ashtu që vitet e para të tranzicionit 1990-1998 janë vitet që shënojnë rënjën dramatike të prodhimit shoqëror dhe të gjitha parametrave relevante ekonomike, rritjen e papunësisë dhe rënien e numrit të punsuarëve, rënien drastike të shkëmbimit ndërkombëtar të mallrave, ngecjën e zhvillimin shkencoro-teknologjik, lulzimin e ekonomisë gri dhe hipërinflacionin. Ndërkaqë periudha pas vitit 1998, karakterizohet me orvatjen e shtetit për krijimin e kushteve për privatizim të ekonomisë duke përdorur disa modele, fillimisht instalohet privatizimin me kupona ( vauçer) si formë e privatizimit primar, pastaj vazhdon privatizimi me shitjen e akcionëve, me dokapitalizim, me investimeve të përbashkëta etj. Sa i përket privatizimit masiv me kupona, edhe pse duhet të shikohet si formë e privatizimit primar, duhet të theksohet se nuk ka dhënë rezulltate të mira dhe të pritura. Pritshmëria se fondet e krijuara investuese do të luanin rol të rëndësishëm në restruktuimin e kompanive në të cilat kanë marrë pronësinë, në disa raste edhe shumicën e pronësisë, nuk kanë qenë reale, sepse fondet, sipas përcaktimit të tyre,  parasegjithash janë investitor finansiar e jo investitor strategjik. Është hetuar se në fonde nuk ka pasur, sa duhet as dije e as dëshirë për restruktuimin e kompanive dhe kështu ato bëhen pasiv në valorizimin e performansave të kompanive, Ndaj lirisht, mund të thuhet se kjo mënyrë e privatizimit është difekti më i madh i privatizimit në Mal të Zi. Ky lloj i privatizimit si dhe modelet tjera të përdorura kanë pasë ndikim negativ në tërë ekonominë e Malit të Zi e veçanërisht në ekonominë e njësive lokale të banuara me shumicë shqiptare, pasoja të cilat as sot e kësaj dite nuk po përmirësohen dukshëm. Si pasojë e privatizimit të gabuar, fuqia blerëse apo standardi i qytetarëve është në rënie përmanente, varfëria është gjithnjë e më prezente, papunësia rritet ( sidomos e atyre kuadrave të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet) dhe si rrjedhojë vendet shqiptare po boshatisen nga dita në ditë. 

Pas gati tridhjetë viteve nga procesi i privatizimit më të drejt pyesim për rezulltatet e arritura në reformat e sistemit ekonomike: A thua rrezulltatet e arritura në procesin e privatizimit të ekonomisë kanë sjellur deri të rritja e standardit jetësor, apo varfërisë së popullësisë, apo privatizimi është përdorur si instrument i derdhjes së pasurisë shoqërore në duart private; A është e mundur që procesi i privatizimit në kushtet e nivelit të ultë të sundimit të ligjit dhe institucionëve të dobëta të shtetit, a priori ka qenë  denuar të mos ketë sukses apo në shprehje, si rezulltat i metodave jotransparente, ka ardh avansimi i individeve që si pasojë paraqitet korupcioni në të gjitha nivelet e pushtetit? 

Çfarë përfituan shqiptarët

Përgjigja për shqiptarët është e qartë. Nëse në retrospektivë sjellim bonitetin ekonomik dhe numrin e të punësuarëve në ndërmarrjet ekonomike  para tranzicionit në Ulqin, Rozhajë, Plavë e Guci dhe gjendjen e sotme të tyre do shohim se gjigantët në Ulqin si “Agroulqini” hotel “Galeb”, hotel “Jadran” hotel “Republika”, kriporja në Ulqin, fabrika e qilimave në Katërkollë, fabrika e bimëve mjekuese në Krajë, “Gornji Ibar” në Rozhajë si dhe disa ndërmarrjeve në Plavë e Guci, nuk ekzistojnë më dhe si rrjedhojë nuk krijohen të ardhura dhe nuk ka punësim. E gjitha kjo nuk sjellë rritje të standardit jetësor, përkundrazi ka sjellur varfërinë e popullsisë nga njëra anë e nga ana tjetër, falë korupcionit të “lejuar” vetëm një numër i vogël e “ i ndegjueshëm” kanë krijuar kapital marramendës. Vendet shqiptare përseri mbetën më të pazhvillara,Ulqini është komuna më pak e zhvilluar në bregdetin malazez dhe renditen në vendin e 12 në Mal të Zi. 

Statistikat flasin vetë

Disa nga çka u cek më lartë po i ilustroi me disa të dhëna zyrtare.Numri i të punësuarëve në komunat bregdetare të Malit të Zi në fund të vitit 2017 ishte si vijon: Tivari 11232, Budva 13483, Hercegnovi 9972, Kotorri 7011, Tivati 4736 dhe Ulqini 4438. Nga kjo del se Ulqini ka numrin më të vogël të punsuarëve, madje më pak se komuna e Tivatit, që për nga sipërfaqa dhe numri i banorëve është së paku 45 % më e vogël. Ndërkaq, rroga mesatare mujore e muajit mars 2019 në këto komuna ishte: Tivar 506,00 €, Budvë 514,00, Tivat 589,00, Kotorr 509,00, Hercegnovi 442,00 dhe Ulqin 419,00 € . Përsëri Ulqini në vendin e fundit.

Në bazë të rregullores për caktimin e nivelit të rrezikshmërisë nga varfëria dhënë nga Concil of the European Union të vitit 1975, shkalla e rrezikut nga varfëria në disa shtetet të dalura nga komunizmi, në vitin 2017 ishte: Mali I Zi 23,6 %, Kroacia 20 %, Bullgaria 23,4 %, Polonia 15 %. Nga kjo shihet se shkalla rrezikshmërisë nga varfëria e popullsisë më e larta është në Mal të Zi dhe si rrjedhojë edhe standardi jetësor më i ulti.   

Shënimet statistikore tregojnë se në Mal të Zi, standardi jetësor është në rënie parmanente, pasi në muajin gusht të vitit 2019, shporta minimale jetësore është 642,20 €, ndërsa rroga mesatare në muajin korrik ishte 511, 00 ( në muajin korrik 2018 rroga mesatare 508,00 ose vetëm 0,6% më e vogël). Korrupsioni, papunësia, rënia e standardit jetësor dhe varfëria, ndikojnë dukshëm edhe në elementet demokrafike në trojet shqiptare në Mal të Zi e sidomos në rënien e natalitetit dhe numrit të përgjithshme të popullsisë, me pasojë ndërrimi i strukturës së popullsisë në dëm të shqiptarëve. Këtë dukuri po e ilustroi me këto të dhëna:

Ulqini sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1991 numëronte 24217 banorë ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2011, numëronte 19921 banorë ose 4296 banorë më pak çka do thotë 21, 56 % ose gati ¼ e numrit të popullsisë është zvogluar. Siç është e njohur ky trend në vitet e fundit është në rritje dhe si shembull po marrim statistikat e vitit 2017, ku Ulqini është e vetmja komunë në bregdetin malazez e cila shënon rritjen më të vogël natyrale të popullsisë me koeficient -0,9%. Edhe struktura e popullsisë sipas komunave ( në numrin e përgjithshëm në Mal të Zi), në komunën e Ulqinit është në rënie dhe është  e vetmja komunë bregdetare, që në periudhën krahasuese 1948-2011 ka bilans negative. Kjo ilustrohet me këto shënime: Tivari nga 5,7 shkon në 6,8; Budva nga 1,00 shkon në 3,1; Tivati nga 1,3 në 2,3, Hercegnovi nga 3,3 shkon në 5,00 dhe Ulqini nga 3,4 shkon në rënie në 3,2.

Tranzicioni në gjysëm të rrugës, shqiptarët në pritje

Të gjitha këto të dhëna tregojnë qartë se tranzicioni në Mal të Zi ( duke mos llogaritur tranzicionin politik) e veçanërisht në trojet shqiptare, ka qenë i pasukseshëm me pasoja të rënda politike. Privatizimi i gabuar dhe ndryshimi i strukturës pronësore ka dëmtuar popullsinë shqiptare dhe si rrjedhojë standardi jetësor është nën nivelin mesatar të shtetit të Malit të Zi, varfëria e popullsisë është në nivele të larta. Shkatërrimi, me qëllim apo jo i ekonomisë në trojet shqiptare i la pa punë një numër të konsiderueshëm të puntorëve, ndërsa investime të reja nuk ka, çka do thotë as mundësi për punësim, atëherë shqiptarëve su mbetët tjetër, përveç se të marrin rrugën e gyrbetit. Këtu duhet përmendur se në organet ligjvënëse, ekzekutive apo gjyqësore nga numri i përgjithshëm i të punësuarëve vetëm 1,5 % i përkasin kombësisë shqiptare.

Tridhjetë vite pas rënies së komunizmit, mund të themi se Mali i Zi është  në gjysëm të rrugës së tranzicionit politiko-ekonomik, ndërsa shqiptarët akoma janë në pritje, mbase janë në fillim. Pritshmëria e shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi ishte e madhe, deri me tani, ajo ka mbetur vetëm iluzion dhe për këtë është koha e fundit që të gjithë se bashku të kërkojmë unjisimin e faktorit politik shqiptarë. jo vetëm për këto çështje. Është koha që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, mos të shikohet e as të konsiderohet si formë, por si domosdoshmëri e çdo njërit nga e veçanërisht e atyre që na përfaqësojnë në organet ligjvënëse, ekzekutive apo edhe gjyqësore.Është koha që të ndergjegjësohemi, të shikojmë të vërtetën në sy se vetëm të bashkuar mundemi të ruajmë qenjen shqiptare në këto troje.