Futboll: Fati i Otrantit në duar të kryetarit të komunës së Ulqinit, ja vendimi i kryesisë

Nga mbledhjet e mëparshme

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të KF Otrant Olimpik  të mbajtur më 23.09.2019 e mbajtur për shkak të situatës së vështirë financiare në klub, janë marrë disa vendime, kështu mësohet nga një kumtesë për opinion të nënëshkruar nga kryetari i klubit Nexhat Hasanaga, transmeton Ulqini Online.

Vendimet e marra janë si më poshtë:

1. Është informuar kryetari i komunës së Ulqinit për gjendjen e keqe në klub dhe pritet që ai të marrë një vendim si themelues-pronar i  klubit  në 24 orët e ardhshme.

2. Pritet nga themeluesi të zgjidh çështjen e sanimit të zhveshtorëve për të cilët u pezullua terreni  i stadiumit Olimpik, të gjejnë një gjuhë të përbashkët me lojtarët për bashkëpunim të mëtejshëm, pra të  angazhohet  sepse në situatën aktuale lojtarët bojkotojnë duke mos luajtur për shkak të pagave  të papaguara.

2. Në mungesë të një zgjidhjeje, të gjithë anëtarët e Kuvendit, Këshillit drejtues dhe personat e tjerë teknikë do të paraqesin dorëheqje të pakthyeshme në të gjitha pozicionet dhe do të informojnë Federatën e Futbollit të Malit të Zi për largim nga garat të seniorëve  në Ligën e Dytë të Malit të Zi, por edhe ekipeve të kadetëve dhe pionirëve.