Ambasdori i Kosovës Ylber Hysa vizitë Forcës së Re Demokratike

Vizita  e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi

Sot, më 24 shtator 2019,  kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpunëtorët  z. Ilir Çapunin dhe znj. Fatime Truma, priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Sh.E.T. Ylber Hysa me bashkëpunëtorët e vet, mësohet nga një kumtesë e forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.   

Në këtë takim njohjeje, u diskutua lidhur me pozitën dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjatë takimit u theksua rëndësia e pakicave për bashkëpunim në mes të Malit të Zi dhe Kosovës si në fushën e ekonomisë, arsimit, infrastrukturës dhe kulturës. Gjithashtu u shpalosën edhe projektet dhe synimet e interesat konkrete që përkojnë me shqiptarët në këto treva.