KUVENDI I ULQINIT DUHET TË SHPËRDAHET SA MË PARË!

Ilustrim

Shkruan: Esat Mehmeti

Situata e rëndë ekonomike që po e  përcjell Ulqinin, po shkakton dëme të pariparueshme .  Kjo krizë vlerash nuk vjen nga mungesa e dëshirës për të mbajtur pushtet, por nga mediokriteti, nga paaftësia. Andaj, detyra e parë e kësaj nomenklature është të shpërndahet sa më parë, sepse kështu paraqet paqëndrueshmëri ekonomike, politike dhe  institucionale . Pilafi nuk mban më ujë !

Kanë kaluar dy muaj e më tepër që xhiro-llogaria e komunës  së Ulqinit është e bllokuar dhe pushtetarët heshtin! Çdo gjë po kalon symbyllazi dhe askush nuk merr përgjegjësinë e duhur.Krerët e politikës, sillen sikur jemi në një situatë krejt normale dhe se në Ulqin nuk ka ndodhur asgjë.!  Në tërë këtë situatë, emërues i përbashkët i gjithë kësaj, padyshim, është politika  shterpë. Përfaqësuesit kryesor të këtij mjedisi  me qëndrime të tyre  kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur, duke krijuar krizë ekonomike, politike  dhe institucionale.

Para pak muajve, Gjykata supreme e Malit të Zi, vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit në dëm të Komunës së Ulqinit, ku sipas këtij vendimi  kompanisë “Rekraturs“ e cila punon në kuadër të  “Atlas grupit “, ku u vendos falimentimi, është e detyruar t’i paguaj dëmin prej rreth 6.5 milonë euro, për rastin e të ashtuquajtur “K-1 “( për pushimoren e Kosovës ) ! një firme “fantazmë “,ashtu siç ishin  edhe  disa të tjera më parë, por, që ishin me përmasa  pak më të vogla !

Theksojmë se kohë më parë, kompania “Rekratus “ ishte një ish-kompani sindikaliste nga Prishtina e cila  në Ulqin planifikoi ndërtimin e pushimorës sindikaliste për punëtorët nga Kosova. Në rrethana të dyshimta, kompania gjatë luftës së vitit 1999 u transferua në qytetin e Budvës,(Mal të Zi ),gjersa, thuhet se „Atlas Grupi“,në vitin 2002 e ka blerë për 60 mijë euro.

                                     Pse shtiremi të shurdhër dhe të verbër ?!

Në komunën e Ulqinit problemet financiare janë tejet të mëdha dhe të gjitha këto kalojnë në heshtje, pa marrë kush përgjegjësinë e duhur. Vallë, pse ndodhë kështu ? ! Pse hesht klasa politike ! Pse heshtin pushtetarët tanë ?. Pse heshtë qeveria ?. Pse, edhe atëherë, për dukuritë më të vogla kur ndodhin në Ulqin, qeveria reagon, rrin  gati, besa edhe na ndëshkon !. Pse kështu ?! Pse heshtin  edhe zyrtarët  tanë të cilët mbulojnë  resurset  kyçe në qeverinë e Malit të Zi ?!.  Çuditërisht, hesht edhe Prishtina zyrtare ?!. Ku janë ? ! Pse heshtin, pse nuk janë përkrah me Ulqinin ! Nuk mbrojnë të vërtetën ?!. E aq më tepër, kur komuna e Ulqinit nuk është fajtore, nuk ka  gisht fare në këtë katrahurë.! Këtë e dijnë pothuaj të gjithë. Komuna e Ulqinit, atëbotë  nuk është pyetur fare, as kur janë ndërtuar, e as kur janë prishur (pushimoret e  Kosovës)!

Heshtja nuk është e mirë. Heshtja nuk është gjithmonë pajtushmeri, më tepër është pajtim me të keqen. Heshtja është jo vetëm antivlerë, ajo është qyqarllëk, është servilizëm.

Edhe megjithëse, pushteti lokal në Ulqin drejtohet nga koalicioni i gjërë, i “fortë “, me ndikim nga Podgorica, me ndërmjetësimin e PDS-it, ( Partisë Demokratike të Socialisteve, të Gjukanoviqit), por, as kështu s’po bën “fajde “ !. Ajo, që në start të punës u ndi e pafuqishme. Situata  jostabile ekonomike që po e përcjell Ulqinin për vite me radhë, po shkakton dëme të  pariparueshme. Andaj, nga ky mediokritet, që krijon pasigur, më së shumti e pësojnë qytetarët, në veçanti të punësuarit  në komunë dhe në ndërmarrjet publike, atje ku themeluese është Komuna e Ulqinit. Këta janë duke përjetuar ditët e tyre më të errëta. Shpesh dëgjohen zëra se komunën e Ulqinit e presin edhe ndalesa ( borxhe ) të tjera, qofsha i gabuar, por kështu flitet …!

                     Faktori politik mban përgjëgjësinë e duhur për qasjen e problemeve !

Çuditërisht, Ulqini është  me zhvillim më të ultë në shkallë republike. Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, papërspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë vetëm disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë, apo në shkatërrim e sipër .

Andaj, Ju politikanë që po mbani peng zhvillimin e këtij vendi, të keni kujdesin e duhur, se problemet nuk zgjidhen me deklerata dhe kumtesa publike, e as me rikompozim të pushtetit, por me reforma e aksione të veprimit konkret, duke rritur zhvillimin ekonomik, duke iu dhënë shans të rinjve, duke hapur vende të reja pune e perspektiva të reja. Të lihen mënjanë interest e ngushta në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë.

                                              Mediokritet parlamentar !

Ulqini, përveç krizës ekonomike, po përjeton edhe krizë vlerash. Kjo krizë nuk vjen nga mungesa e dëshirës për të mbajtur pushtet, por nga mediokriteti, nga paaftësia .

Andaj, për ta ndryshuar këtë situatë, kërkohet vullnet politik dhe strategji e përbashkët .

Krerët e politikës duhet të jenë më të përgjëgjshëm, më të matur në veprime, e jo të jenë  vetëm dekor…!    

Thëm me bindje se; nomenklatura lokale dhe të deleguarit tanë në qeveri, duhet të  marrin përgjegjësitë e veta dhe të tërhiqen nga pozitat e tyre sa nuk është vonë !

Detyra e parë e këtij pseudoparlamenti është; të shpërndahet sa më parë, sepse kështu paraqet paqëndrueshmëri ekonomike, politike dhe  institucionale .

Kjo është kultura procedurale e këtij parlamenti mediokër !

Këshilltarët që pajtohen me të keqen, janë veprime që përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe qytetin në përgjithësi !

Me këto mangësi, me këtë politikë shterpë, është turp !.

Kjo më turpëron si qytetar !

Ky është kuvend KOT !

Është ku(ku)vendi !

Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë !

Këta nuk sjellin zhvillim të mirëfilltë shoqërisë dhe qytetit !

Këta nuk sjellin perspectivë e ide të reja. Nuk sjellin shpresë !

Këta nuk sjellin strategjinë e duhur për tejkalim të  kësaj krizës që e ka ngufatur komunën e Ulqinit  dhe qytetin në përgjithësi !

Këta sjellin vetëm pengesa në veprime të suksesshme, sjellin pasiguri, sjellin zhgënjim !

Këta nuk njohin as procedura, as përgjegjësi para zgjedhësve, në përgjithësi para popullit.

Andaj, jemi këtu ku jemi ! Thënë shkurt .

Pilafi nuk mban më ujë!

                         Botuar edhe në “Kohën javore “

……………………………………………………………………………………………