SEANEMA FILM FESTIVAL hapi siparin me premierën e filmit DELEGACIONI nga regjisori shqiptar Bujar Alimani

Edicioni i pestë SEANEMA FILM FESTIVAL, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 22 shtator 2019 në Ulqin, hap siparin me premierën e filmit DELEGACIONI nga regjisori shqiptar Bujar Alimani, i cili do të jetë i ftuari i festivalit. Përveç regjisorit të filmit, në hapjen e festivalit do të marrin pjesë aktorët Viktor Zhusti dhe Ndriçim Xhepa. Një film i cili flet për regjimin komunist në largim, në vitin 1990, kur një delegacion evropian vjen në Shqipëri për të monitoruar reformat e qeverisë dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Më pas, në orën 22:00, në të njëjtin vend do të shfaqet filmi YOU HAVE THE NIGHT nga regjisori malazez, Ivan Salatiq, i cili kishte premierËn botërore në Festivalin e 75-të të filmit në Venedik, si pjesë e Javës së 33-të të kritikës. I ftuari i festivalit për këtë film është producenti, Dushan Kasalica.

Festivali SEANEMA vjen këtë vit me moton kryesore IN/EXCLUSION (në përjashtim, i/e përjashtuar), të cilin e organizon tashmë tradicionalisht OJQ Unë veproj. Programi kombinon cilësinë artistike me qasjen aktiviste që ka ndaj temave apo problematikave shoqërore.

Filmat SHPIA E AGËS e regjisores Lendita Zeqiraj, DERË E HAPUR e regjisorit Florenc Papas, E PUNËSUARA, nga Nikos Labot do të kenë premierat malazeze. Përveç tyre, do të shfaqen edhe filmat produksione malazeze, si GJINJTË, nga regjisorja Marija Peroviq, MES DITËS DHE NATËS nga regjisori Andro Martinoviq dhe një film nga Sllovenia, PASOJAT nga Darko Shtante. Të gjithë filmat garojnë për çmimin Filmi më i mirë dhe Regjia më i mirë.

Selektore të filmave janë Drita Llolla, drejtoreshë e festivalit dhe Jelena Misheliq, konsulente për programin. Ndërkaq, për çmimet vendosin juria tre anëtarëshe Ilir Butka, Velisha Popoviq dhe Jovana Bojoviq.

Gjatë festivalit do të shfaqen 50 filma metrazh i gjatë, metrazh i shkurtër dhe dokumentarë. Juria e programit garues të filmave metrazh i shkurtër janë Dushan Kasalica, Maja Shusha dhe Nita Deda. Filmat do të shfaqen në ambientet e Kino Sallës së vjetër, dhe në atë program numërojmë gjithsej 13 filma: THE CHRISTMAS GIFT nga Bogdan Muresanu, BEAUTIFUL LOSER Maxime Roy, ALL THE FIRES THE FIRE Efthimis Kosemund Sanidis, RRUGA Senad Shahmanoviq, SCOUT Aleksa Cvetkov, FURGONI Erenik Beqiri, THE PIT Alban Ukaj, CROË`S NEST Flynna Von Kleist, TINA DubravkA TuriQ, ËATERMELON JUICE Irene Moray, RRUGA Besim Ugzmajli, FOTOGRAFIAE E FUNDIT E BABAIT Stefan Gjorgjeviq, BROTHERHOOD Myriam Joobeur.

Krahas kategorisë kryesore konkuruese të festivalit, filmat metrazh i gjatë dhe metrazh i shkurtër, do të shfaqen produksionet më të reja nga Mali i Zi, rajoni, Europa dhe bota, me një program shoqërues special filmash artistikë dhe dokumentarë në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Mal të Zi dhe EU Info centre në Mal të Zi.

Publiku në Ulqin do mund të ndjekë filma si DIAMANTINO, HESHTJA E TË TJERËVE dhe MIZAT E DIMRIT nË Qendrën kulturore në Ulqin.

Në kuadër të programit SEANEMA SPECIAL SCREENING në Kino sallë do të shfaqet filmi RRUGËTIMI NDËR GJENERATA me regji të Zenepa Lika dhe Edina Mustafiq, si edhe premiera malazeze TANËT nga Sead Shabotiq.

Gjithashtu, në qendrën kulturore do të shfaqen filmat e shkurtër më të mirë nga Europa në bashkëpunim me Akademinë Europiane të Filmit (Short Matters! programme). Publiku do mund të ndjekë: AQUAPARQUE nga Ane Moreire, THOSE ËHO DESIRE nga Elena Lopez Riere, CONTAINER nga Sebastian Lang, I SIGNED THE PETITION nga Mahdia Fleifel, THE ESCAPE nga Laetitia Martinoni, RELEASE THE DOGS nga Manue Fley, THE YEARS nga Sara Fgaier, SHAME nga Petar Krumov, ËHAT`S THE DAMAGE nga Heather Phillippson, PRISONER OF SOCIETY nga Rati Tsiteladze, KAPITALISTIS nga Pablo Munoz Gomez, BURKINA BRANDERBURG KOMPLEX nga Ulu Braun, GRADUATION `97 nga Pavel Ostrikov, MERYEM nga Reber Dosky, ËILDEBEEST nga Nikolass Keppens dhe Matthias Phlips.

Në fokus të këtij edicioni janë prodhimet filmike nga Shqipëria dhe rajoni i Pulias, program të cilin e mbështet CIRCE (Nisma e përbashkët për promovimin e veprimtarisë filmike në territorin Itali – Shqipëri – Mali i Zi), projekti INTERREG IPA programi i bashkëpunimit ndërkufitar. Gjatë festivalit në Kino Sallë do të shfaqen filmat NESUN DORMA, VULË,  I ARDHUR NGA ENDRRAT, E HUAJA, LA GUERRA DEI CAFONI dhe STREHA MES REVE.

Edhe gjatë këtij viti në festival do të kemi programin edukativ për nxënësit e shkollave të mesme që festivali e organizon në bashkëpunim me Zyrën rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO) dhe Qendrën kinematografike të Malit të Zi.