Ilir Harasani i Lëvizjes URA kundër ndërtimeve në Pyllin e pishave

Pylli i pishave në Ulqin

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur të enjten solli Vendimin për hartimin e Planit Detaj Urbanistik (PDU) “Pinjesh – Pylli i Pishave”, si dhe Vendimin për hartimin e PDU-së “Hotelet dhe vilat e kategorisë së lartë”, po ashtu në Pinjesh.
“Synimi i hartimit të PDU-së është që përmes analizës së përmbajtjeve të planifikuara, në pajtim me nevojat zhvillimore, të ofrohen zgjidhjet planifikuese me të cilat do të krijohen parakushtet për ndërtimin e kapaciteteve të reja të turizmit ekskluziv dhe vilave turistike, si dhe ruajtja maksimale dhe përfshirja e gjelbërimit vital dhe funksional në zgjidhjet e reja urbanistike”, thuhet në kumtesë, shkruan ul-info, trasnmeton Ulqini Online.

Sipërfaqja e përgjithshme e hapësirës të cilat i përfshijnë këto dokumente planifikuese është 61 hektar.

Nga Lëvizja qytetare URA janë të mendimit se në këtë pjesë e qytetit nuk duhen ndërtime.

“Po shkatërrohet edhe kjo pjesë e Ulqinit, të cilën mund t’i quajmë mushkëritë e qytetit. Sot, gjithnjë e më shumë në turizëm po ofrohet gjelbërim, biodiversitet, bioturizëm, furnizim bio,dhe jo betonizim”, tha Ilir Hasani i URA-së për të përditshmen Vijesti.

Mjedisi është diçka më me vlerë që ka komuna jonë e me devastimin, degradohet ambienti i cili deri para pak kohësh ka qenë pejzazhi më i bukur i qytetit tone.