Fotofakti: Në Ulqin fitojnë, në qytete tjera sponzorizojnë basketbollin

Për krizën më të madhe të sportit në qytetin e Ulqinit në dekaden e fundit kanë folur dhe diskutuar mjaft qytetarë të cilët edhe nuk i përkasin botës së sportit. Probleme të mëdha janë me futbollin i cili vazhdon me gara falë angazhimit të lojtarëve vendas kurse klubi i basketbollit Ulqini kohë më parë ka dalur me një deklaratë për mospjesmarrje fare në gara të ligës së parë të Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.

Në të njëjtën frymë edhe qytetarja Milena Jokiq e cila shoqëruar edhe më një foto të pallatit të sportit në Novi Pazar komenton kët tematikë.
”Në Ulqin fitojnë kurse në qytete tjera investojnë. Nuk ka problem, do ti dergojmë fëmijët tanë nq qytete tjera, në shtete tjera”, shkruan Jokiq në një koment të saj.