Taekwondo: Sara Kraja kampione ballkanike

Taekwondo Kampionati Ballkanik 2019

Përfaqësim dinjitoz i sportistëve nga ekipi i Taekwondo-së Ulqini në kampionatin Ballkanik me përfaqësuesen e Malit të Zi të cilët grumbulluan 8 medalje ballkanike. Gjatë vikendit me datë 13-15.09.2019 në Bullgari në qytetin e Samokovit u mbajtë kampionati Ballkanit për të gjitha kategoritë në të dy diciplinat ndeshje dhe forma. Në këtë kampionatë u paraqitën 12 shtete me 660 garues.

Përfaqësuesja e Malit të Zi udhëtojë me 26 sportistë. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitën 11 sportistë. Përfaqësuesja e Malit të Zi fitoj gjithësejt 12 medalje ndërsa 8 prej tyre i takuan sportistëve nga Ulqini të cilët dhanë një kontribut të lartë për përfaqësuesen e Malit të Zi.

Ky është një suksesë i shkëlqyeshëm për klubin tonë dhe për sportin e Ulqinit në përgjithësi. Në diciplinën e Formave të suskseshëm ishin sportistet: Sumeja Bisha e cila në kategorinë (team junior) fiton medaljen e artë. Medina Kanaqeviq fiton dy medalje Ballkanike në kategorinë (Individual dhe Pair). Në diciplinën e ndeshjeve të sukseshëm ishin sportistët: Sara Kraja kampione e Ballkanit medalje e artë për të dytin vitë me radhë. Arta Ismailaga nënkampione e Ballkanit medalëje argjendi poshtu për të dytin vitë me radhë. Bledar Kasmi nënkampion i Ballkanit medalje argjendi. Enes Dushku, Amella Nuti i fituan ndeshjet e para mirpo u ndalen në ndeshjen e dytë dhe kështu fituan vendet e treta, medalje bronzi.
Falenderojmë prindërit për mbështetjen e nxënësve si dhe sponsorët që na lehtësuan që këtë rezultate të arrihen me suksesë.

Klubi i taekwondosë Ulqini përfaqëson reprezentacionin e Malit të Zi në Bullgari, suksese të ditën e parë

Taekwondo kampionati Ballkanik 13-15.09.2019, Samokov, Bullgari


Klubi i taekwondo-së Ulqini në ditën e parë të kampionatit Ballkanit arriti të fitojë tri medalje Ballkanike, Sumeja Bisha medalje e artë ndërsa Medina Kanaqeviq me dy medalje te bronzit, kategorija individuale dhe çift, mësohet nga ky klub, transmeton Ulqini Online.

Ditën e dielë në program janë 5 garuesit e rradhës.
Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini marrin pjesë 11 garues të cilët përfaqësojnë reprezentacionin e Malit të Zi.