“Në Shkollën fillore ”Bedri Elazaga” në Katërkollë – KUR MBIZOTËROJNË PARAGJYKIMET JUBILEU DHE MONOGRAFIA E SHKOLLËS, ”NON GRATA”!!”

Shkruan: Rexhep Lleshi

Në kohë të mëparme, studiuesit shqiptarë jashtë shtetit amë thonin se kur paraqisnin material të shkruar për publikim u përballëshin me pengesa nga ekstremistet serb. Sipas atyre aty ngjante pakënaqësia dhe zhgënjimi i papritur intelektual dhe njerëzor. Ndodhëte ashtu për publikimet në gjuhën shqipe, se gjoja ato nuk ishin të kuptueshme për autoritetët e botuesit. Me at motiv teksti nuk botohej, duhej kërkuar alternativa në mjedise tjera botimi.

            Me aso fatkeqësi u përballa edhe unë, Rexhep Lleshi, ish nxënës fillorist dhe 40 vite i punësuar, (mësimdhënës, drejtor e ndihmës drejtor), në Shkollën Fillore ”Besri Elezaga”. Kjo më ndodhi kur kumtova shenimin e jubileut të madh të punës së shkollës, në nder të të cilit, në cilësinë e autorit paraqita kërkesën për botimin e librit monografi – Shkolla Fillore ”Bedri Elezaga” 1869-2019 Katërkollë. Por, mua nuk mu çfaqen ekstremistët e huaj. Ata ishin  vendasit, ish nxënësit, tash “autoritete”, kryetari i Këshillit të shkollës, Prof. dr. Elez Osmanoviqi dhe drejtori i shkollës, profesor Arsim Cucoviqi. Në dhjetor 2017, ata i ftova për të marrë qëndrim në shenimin e jubileut të madh – 150 vjetoprit të punës së shkollës, ndërsa në janar 2019, po aty, kërkova që shkolla të botojë librin – monografinë.

Në lidhje me të përmendurat ata bënë mrekulli. Për jubileun nuk treguan interesim, nuk e përmenden fare. Ndërsa kërkesën prej më 17 janar 2019, dërguar drejtorit dhe Këshillit të shkollës, që shkolla të botojë monografinë, ate e shqyrtoi Këshilli i shkollës më 23 janar, dhe siç më njoftuan vetë kryetari, drejtori dhe sekretari i shkollës, u muar vendim që Shkolla të jetë botuese, por libri duhet të rishikohet edhe një herë para përfundimit. Ai vendim, i shkruar në proces, mua nuk mu dërgua.  

Gati një muaj më vonë, i njëjti Këshill e ”harron” vendimin e parë dhe pa e rishikuar librin, më 16. 02. 2019, bjen dy vendime të ri, radikal, nr. 65 dhe 66, të nënshkruar nga kryetari Osmanoviq, në të cilët shkruan:

Vendimi I. nr. 65. ”Shkolla fillore ”Bedri Elezaga” Katërkollë nuk mund të bëhet botuse e librit të Rexhep Lleshit, Monografi për Shkollën “Bedri Elezaga”Katërkollë 1869-2019”.

Ky organ, gjoja, vendimin e bazon në Ligjin mbi veprimtarinë botuese ”F. Z. Nr. 30/12”, neni 2, 6, 8, 10, 13, 14, 16 e 17, që ”IP Shkolla fillore ”Bedri Elezaga” Katërkollë, nuk i plotëson kushtet ligjore me qenë shtëpi botuese”. Pra, ”Duke mos pasur mundësi ligjore që ta aprovojmë kërkesën në fjalë…”, u vendos kështu.

Vendimi II. nr. 66. ”Që promovimi i librit të Rexhep Lleshit, Monografi për Shkollën fillore “Bedri Elezaga” Katërkollë 1869-2019”, të mbahet në shkollë, por jo me rastin e Ditës së shkollës”.

            Baza për këtë vendim është njoftimi i drejtorit të shkollës Cucoviq, i cili thotë: ”… kam kërkesë nga Rexhep Lleshi, autor i librit monografi… që të bëjë promovimin e librit në të njëjtën ditë kur do të bëhet manifestimi i Ditës së shkollës”.

Ky është i gjithë arsyetimi për mosbotimin dhe jopromovimin e librit – monografisë.  

          Para së gjithash, vendimi i Këshillit të shkollës është i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregullat ligjore pozitive, të Ligjit mbi veprimtarinë botuese dhe Ligjit për proçedurë administrative, si edhe me praktikën e veprimtarisë botuese në territorin e Malit të Zi. Me këtë vendim kontestues Këshilli i shkollës nuk dëmton vetëm autorin e librit, por edhe Shkollën “Bedri Elezaga“ në përgjithësi, sepse ai është në kundërshtim me interesin publik.

          Gjegjësisht, neni 2 i Ligjit mbi veprimtarinë botuese rregullon që veprimtaria botuese përfshinë botimin e publikimeve e neni 3 kupton edhe librin, që supozon edhe monografinë. Poashtu theksohet se neni 6 i atij ligji përshkruen që veprimtaria e botimit është me interes publik me rëndësi të veçantë edhe për kulturën e pakicave nacionale, në rastin konkret asaj shqiptare. Neni 8 i Ligjit në fjalë përshkruen që botimin e publikimit mundë ta kryejn përsonat juridik dhe fizik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë botuese.

Është njohuri e përgjithshme që në Malin e Zi botimin e librave e kryejnë edhe shkollat. Faktet dëshmoj se edhe në komunën tonë Ulqin, shkollat kanë qenë dhe janë botuese të publikimeve, revistave dhe librave.   

Dhe konkret, pikrisht Shkolla ”Bedri Elezaga”, është botuese e revistës shkollore ”Shkëndijat” nga viti 1997. Më at qëllim ajo është e regjistruar te organi kompetent shtetror.

Shkolla Fillore “Marshalli Tito“ Ulqin, është botuese e librit “Putevi uspona OŠ “Maršal Tito“, 2017, të autorit Gjuro Daboviq. Shkolla Fillore “Meksiko“ në Tivar, poashtu.

          Duke pas parasysh thëniet e sipërpërmendura, del e qartë se vendimi refuzues i kërkesës time është i paligjshem dhe në kundërshtim me praktikën e veprimtarisë botuese  të institucioneve të njëjtë në Malin e Zi, komunë dhe vetë Shkollën ”Bedri Elezaga”.

Ashtu si vendimi I. i cili bazohet në fjalët e trilluara të kryetarit Osmanoviq, edhe vendimi II. që bazohet në fjalën e drejtorit Cucoviq, është vetëm paramendim. Kërkesë, si në fjalën vendimmarrëse të drejtorit nga më parë, unë nuk parashtrova as me gojë, as me shkrim. Në kërkesën time, nr. 14, më 17. 01. 2019, pika 5 shkruan:

”Autori dhe botuesi bashkë definojnë dhe kryejnë ceremoninë e përurimit të librit, si: dita, ora dhe vendi, ….”.

Kjo ishte kërkesa e autorit, Rexhep Lleshit. Idenë mbi përurimin e librit në ceremoninë festive të Ditës së shkollës, drejtorit mund të ia ket ”fry në vesh” dokush tjetër, ”shpirt zi” apo i dehur nga alkooli aty i pirë, që shkollën nuk e njeh për institucion, nuk e don dhe datat historike të saj nuk i respekton, e jo unë. Atë gjë unë as që e kam menduar.       

Ky është realiteti mbi qenien e shkollës botuese e publikimeve të shkruara.

Gjithë këte kronikë Këshillit ia ofrova për ta shikuar prap ”vendimin e shekullit”, por paragjykimi kishte depërtuar thellë sa që nuk i lejoi që në bazë të ligjit, në tëcilin ata thirren aqe fortë, të bëjnë rishqyrtimin.

Atëherë cili mund/duhet të jetë shkaku real i vendimit refuzues?

Shkaku konkret qendron në prapavi, fjalë tjera ndaj atyre të dhëna në dispozitiv dhe arsyetim të vendimeve të Këshillit. Ato i dijnë folësit e tyre, të përmendurit Osmanoviqi e Cucoviqi dhe njerëzit në komunikim për këtë temë, ndër to edhe unë – autori i librit.

Me ”paketimin” e këtij vendimi unë pata rast të informohem nga vetë kryetari i Këshillit, Osmanoviqi, i cili më parë, ashtu si edhe drejtori Cucoviqi, qe i caktuar edhe në  Këshill redaktues të librit. Në bisedat paraprake nga shtatori 2018 e deri në dy ditë para mbledhjes së fundit ai para meje shprehi “kundërshtim pas kundërshtimi” për shkruarjen e monografisë e pastaj, si me rrolin e hetuesit, u vua në kërkim për gjetjen e pengesave ligjore, më parë për bllokimin e redaktimit e pastaj dhe botimit të saj. Shqetësimin e madh kryetari Osmanoviq e shprehi me pyetjen e parë:

”Pse ti me shkru monografi për shkollën në Katërkollë, kur dihet që monografi nuk kanë asnjë shkollë në Ulqin, as Shkolla ”Marshall Tito”, as Gjimnazi”.

At boshllëk të tijin unë ia shpjegova:

“Të dy shkollat e përmendura, Shkolla fillore ”Marshalli Tito” dhe Shkolla e mesme ”Vëllazërim-bashkim”, për nga mosha mund të jenë ”bija” të Shkollës në Katërkollë. Ndërsa për Shkollën ”Marshalli Tito” e dij që libri është shkruar”.

Në takimin e rradhës bashkëfolësit Osmanoviq, për dëshmi i solla dy libra të shkollave fillore, ”Marshalli Tito” në Ulqin, dhe ”Meksiko” në Tivar, ku botuesit e tyre janë vetë shkollat.

Drejtorin Cucoviq, dhe kryetarin Osmanoviq, i rikujtova se Shkolla jonë që nga viti 1997 është e regjistruar te organi kompetent shtetror, si botuese e revistës së shkollës ”Skëndijat” e cila botohet pa ndërprerje dhe si simbol i shkollës është përshkruar në librin e monografisë. Për simbolikë, që shkollat fillore në Katërkollë dhe Ulqin janë botuese, njera e revistës e tjetra e librit, po e lidhi edhe me faktin se nga 5 anëtarë të Këshillit të shkollës i cili refuzoi botimin e monografisë, një anëtar është ish redaktori i revistes ”Shkëndijat” dhe tjetri mësimdhënës në Shkollën ”Marëshalli Tito”, e cila vetë e botoi librin e saj. Atëherë a mund të thuhet që ”këshilltarëve” vërtetë u mungoj dituria elementare administrative-juridike për këtë botim. Unë them se jo. Por, aty u demonstruar obstrukcioni mirë i përgatitur për at rast.

Pasi, sipas drejtorit dhe kryetarit të Këshillit, pengesë e botimi ”u shfaq” ligji, e pa shmagëshme është pyetja se a u thirr për shpjegim profesionalisti juridik i shkollës dhe sa u respektuar mendimi i ti, apo drejtësinë, ”si me sëpatë”, e prenë vetë Osmanoviqi dhe Cucoviqi e anëtarët tjerë aminuan?!

Në bisedat e mëparëme kryetarit Osmanoviq i bje në sy fotot e do njerëzve “të pa dëshiruar” të përfshier në libër, kryesisht portetet e drejtorave dhe në  kapitullin Opinione. Te unë kërkoi që nga kopertina tʹi hjek nja 5 a 6 foto të drejtorave, si të ”pa përshtatshem” për at vend. Edhe pse vërejtja ishte ”fjalë rruge”, shpjegimet unë iu dhash meritore sikur të ishim në mbledhje me proçes duke thënë:

”Ata janë mësuesat tonë, udhëheqësit e arsimit tonë, kolegët tonë. Nuk i kam emruar unë as nuk kam mandat me i shpallur të pa përshatshem”. 

Te kapitulli Opinione, kryetari Osmanoviq pati porosi konkrete, të përseritura rradhazi, të dhimbshme dhe imperative. Aktivitetin e tillë mohues, përveç te anëtarët e Këshillit të shkollës e zgjeroi edhe te Këshilli redaktues dhe vështruesit tjerë të librit.

E paprituur dhe shumë befasuese qe pyetja e tij:

”Pse aty ke ”angazhue priftin”, aludim në don Frano Markiqin, ”e jo edhe hoxhën”.

Shumë e dhimbshme qe tjetra pyetje, që nga turpi unë s mund ta shkruaj në origjinal:

”Pse ke angazhuar at ………”, Gjekë Gjonaj, i cili është i huaj dhe nuk e njeh shkollën”.

Tejet e mërzitshme mu duk pyetjea:

”Pse Hatixhe Gjonin e ke vue me tekst edhe me foto kur ajo ………………”.

Ai thot që këto emra me i hjek dhe në vend tyre propozon me vue tjerë ………. Urdhërin e finalizon: ”Nëse nuk i banë këto ndërrime përsonale me e hjek krejt kapitullin Opinione”.

Edhe pse u binda në mendimet jo qëllim mirë të intelektualve të lartë, unë ofrova shpjegime shumë reale, të bazuara në konceptin e projektit tim që nga fillimi i punës: Me zgjedhjen e opinionistëve, as nuk synova priftin, as nuk anashkalova hoxhën. Si ish nxënësa shembullor të kësaj shkolle dhe me merita të shquara profesionale, për opinione ftova Fran Zef Markiqin dhe Idriz Murat Demiroviqin. Për bisedë të dyve iu shkova në shtëpi, njerit në Shtoj e tjetrit në Podgoricë dhe ju shpjegova qëllimin. Fatkeqësisht, edhe pas 7 muaj pritje, Idrizi u deklarua se nuk është në gjendje shëndetësore të përgjegjet kërkesës, të japi opinion për shkollën. Qytetari Gjekë Gjonaj, djal Malësie dhe banues në komunën tonë – Ulqin, është mik shumvjeçar i shkollës. Nga tetori 1992, si gazetar është prezent në shkollë me laps e kamerë, andaj edhe njohës i mirë i punës tonë arsimore. Hatixhe Gjoni, bijë e familjes intelektuale, e shquar dhe emancipuar, pa dyshim njohëse e mirë e shkollës dhe mjedisit. Mendimi i kryetarit Osmanoviq, që librit ti hiqet kapitulli Opinione mu duk tepër i errët, sikur të thoshte me ia hjek diellin bimës. Pikrisht nga ai kënd shihet madhështia e shkollës në një kohë të caktuar që ati i ra halë në sy. Aty në origjinal shihen vlerësimet e njerëzve intelektual e sidomos profesionalistëve të arsimit nga mbarë vendi, ish Jugosllavia.  

Urdhërat e ofruara për ndërrimin e njerëzve dhe heqjen e Opinioneve, mua mu duken të turpshme, jo njerëzore e tepër të ulta, andaj edhe nuk i pranova. Për atë ”kokëfortësi” timen, vendimi i parë i Këshillit, që Shkolla të jetë botuese u ndryshua. Për at arsye dhe vetëm në ”një ditë” shkollës “iu hoq” statusi botues e jo nga pengesa ligjore. Ma vonë, ajo prap vazhdon të jetë botuese si më parë.

Libri në fjalë, me krejt vëllimin, fillim e fund, shkrim e fotografi, cilësohej/t me përmbajtje afirmative, për nxënës, mësimdhënës, punëtorë, drejtues e udhëheqës e poashtu njëjtë vijimi, puna dhe suksesi i shkollës në kohë prej 150 vite.  

Ju, drejtuesi dhe udhëheqësi aktual të shkollës, Osmanoviq e Cucoviq, nuk e vërejtet ate dhe me vendimin refuzues intrigant ndaj librit monografi të shkollës, bëtë veprim të pa presedencë ndaj shkollës së vetë dhe mjedisit të saj. Ju, me paragjykim, duke refuzuat një libër shkelët punën, mundin dhe sakrificën e paraadhsve tanë në një shekull e gjysmë. Ju, në vend që të më konsultonit dhe dëgjonit si duhet drejtuar e udhëhequr institucioni arsimor model, siç ishte kjo shkolla jonë më parë, ju nuk e përfillët asnji thirrje as porosi time. Ju, poashtu me paragjykim, u vetëngritët, gjëja për ta mbrojtur shkollën time nga puna ime dhe unë, paraardhësi juaj. Ju shikuat dhe ”gjetët” rrezikun e imagjinuar, punën e damshme time dhe mua. Për gjithë at mund të bërë, ju, në vazhdim duhet edhe të turpëroheni.

Këtë njoftim timin, ju dhe mendjenjëjtit e juaj, mund dhe ndoshta do ta quani si shfaqje pa arsye dhe e pa bazë. Shfaqjen e bëra vetë bazuar në fakte të dhëna më lartë. Shtytja – arsyja është fakti se krahas punës kam ba edhe njoftimin që përveç shtypjes së librit të gjitha punët, përfshier edhe botimin, do ti bëjë vetëm ”brumi” i Shkollës në Katërkollë (nxënësit, mësimdhënësit dhe Shkolla). Dy të parët punën e filluan dhe e kryen. I treti, Shkolla, falë ”kokës së saj”, juve, shenimin e jubileut të madh – 150 vjetorin e punës së saj dhe botimin e monografisë përgatitur në nder të tij u distancua, për ti lënë te dy, jubileun dhe monografinë si të pa dëshiruara – NON GRATA!!

Për librin aktiviteti vazhdoi. Monografia u botuar dhe u shtyp. Punët tjera pasojnë.  

duhet njohur e stervitur dy të parat. At zinxhir të shkollës tonë ju nuk e posedoni, as nuk doni ta mbani. Me ju pa at ”rekvizit” Shkolla Fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë është në stagnim. Për të ecur para ajo duhet të shlirohet. Ndihmone ate! Lirone nga ju!!