Super modelja shqiptare martohet me djalin nga Ulqini

Vera po ikën por do të mbahet mend jo vetëm për hitet e bukura të artistëve shqiptar por edhe për super dasmat shqiptare që askush më mirë se ne nuk dinë ti bëjnë. E kur flasim për dasmat shqiptare janë çiftet ata që me bukurinë dhd hijeshinë e tyre bëjnë që dita e tyre më e shenjtë të lë gojë hapur jo vetëm të ftuarit por edhe të tjerët madje dhe të huajt duke pasur mundësi në rrjetet sociale të shihen qoftë me një foto.

E çifti që po ju njohim tani janë padiskutim më të shikuarit dhe më të komentuarit për shkëlqimin e dasmën e tyre plot glamur. Ajo, nusja në këtë rast është një vajzë jo vetëm e njohur por një nga modelet më të bukura shqiptare. Po edhe super modelja e njohur Argjentina Demukaj i ka dhënë fund beqarisë duke i thënë po pak ditë më parë lidhjes së saj me djaloshin që vetëm pak vite më parë në 2015-ën në Ulqinin e bukur ia kishte rrëmbyer zemrën. Princi i saj është nga Ulqini por jeton në Zvicër së bashku me princeshën e tij Argjentinën e ku ai punon si asistent hotelirie e ndërsa modelja e njohur si assisente administrative në një zyre shtetërore në Zvicër. Një super dasëm mjaft e bukur ku mbi të gjitha çifti i lumtur shkëlqente është realizuar në Shkodër me të ftuar afër 400 vetë, e plot supriza, ndërsa edhe kanagjegi i vajzës është realizuar në Kosovë ku modelja e njohur shqiptare ka shkëlqyer më shumë se kurrë më parë e veshur me fustanet e nusërisë nga Albina Dyla e për veshjet tradicionale nga Shtëpia e Modës Arjeta në Prizren dhe Traditional Couturetina në Gjakovë.

Mësojmë se pët realizimin e kësaj super dasme është dashur një vit e gjysëm përgaditje pasi vetë super çifti ka dashur të bëjnë diçka të madhe në këtë ditë të shënuar të tyre dhe ia kanë dalë duke realizuar ëndrrën e tyre duke shkuar çdo gjë perfekt. Gjithashtu mësojmë se për super atmosferën është kujdesur i madhi Nadi Matoshi dhe Baboo Tadabukat dhe Valdet Luka e filmuar vukur nga kameramanët e RTV 21. Ne ju sjellim disa foto të çiftit më të bukur shqiptar të kësaj vere me urimin që të jetojnë gjithmonë të lumtur.