Lëvizja URA ironizon me koalicionin që qeveris në Komunën e Ulqinit

”Vazhdojne rezultatet impresive te megakoalicionit qeverises”, ky është një postim i Lëvizjes URA, dega në Ulqin i cili shoqërohet edhe me një fotografi të montuar me ”sukseset” e koalicionit që qeveris me Ulqinin.

Nga fotografia shoqëruese mund të shikohet ironia e këtij subjekti në drejtim të qeverisjes lokale të Ulqinit. Bllokimi i xhirollogarisë së Komunës së Ulqinit dhe heshtja e zyrtarëve lokal, pagat më të ulta në nivel të shtetit në Ulqin janë vetëm disa momente që preket nga ky reagim ironizues i këtij subjekti politik.

Lëvizja URA është i vetmi sujekt opozitar në Komunën e Ulqinit me vetëm dy këshilltarë përkunder 31 këshilltarëve të të gjitha subjektet shqiptare dhe DPS-it i cili ka edhe pozitën e kryetarit të komunës.