XHIRO-LLOGARIA E KOMUNËS SË ULQINIT ËSHTË E BLLOKUAR DHE ZYRTARËT HESHTIN!!!

Shkruan : Esat Mehmeti

Pothuaj, janë bërë dy muaj që xhiro-llogaria e komunës  së Ulqinit është e bllokuar  dhe zyrtarët e lartë të vetëqeverisjes lokale heshtin .Të gjithë  heshtin për këtë dhe  asnjë fjalë se lëshojnë. Çdo gjë po kalon symbyllazi dhe sikur asgjë s’ka ndodhur, sikur çdo gjë është në rregull, është normale.! Fitohet bindja se zyrtarëve tanë edhe fjalët janë u janë  shterrur, janë të kota, iu janë ngrirë. Mesigur s’kanë as çfarë të thonë më !. Por vallë, a është normale që xhiro-llogaria e komunës së Ulqinit të  bllokohet  me një shumë  marramendëse prej  rreth 6.5 milon euro, për rtastin e të ashtuquajtur “ K-1 “, për rastin e kotë. !.Të paguaj  fajin e pabërë, që nuk kemi  hak as hile. Të paguajmë dëmin  që nuk kemi  gisht fare në këtë punë, kuptohet  (komuna e Ulqinit). T’i paguaj dëmin një firme “fantazmë, ashtu siç ishin  edhe  disa të tjera më parë, por, që ishin me përmasa  pak më të vogla.!Vallë pse ndodhë kështu ? Pse heshtin pushtetarët tanë, lokal e qeveritarë  ?. Pse heshtë qeveria ?. Pse, edhe atëherë,edhe për dukuritë më të vogla që ndodhin në Ulqin, qeveria reagon, rrin gati. Ndërsa, në këtë rast, shumë pak, apo më mirë të thëmi aspak nuk bën zë ?! Pse kështu ?. Pse heshtin  edhe ato zyrtzarët  tanë të cilët mbulojnë  resurset  kyçe në qeverinë e Malit të Zi. Ku janë ? ! Pse nuk flasin,nuk i dalin në ndihmë komunës së Ulqinit.Nuk mbrojnë të vërtetën,pikërisht atëherë  kur kemi të bëjmë me një dëm bukur të majm, e aq më tepër kur komuna e Ulqinit nuk është fajtore fare.Këtë e dijnë pothuaj të gjithë. Komuna e Ulqinit, atëkohë nuk është pyetur  fare, as kur janë ndërtuar , e as kur janë prishur pushimoret e  Kosovës  të ashtuquajtuar “ K-1 “. Bllokimi i xhiro-llogarisë së Komunës së Ulqinit në këtë rast, është buxheti i më shumë se i një , ne që me muaj të tëra presim  edhe ato “ qyqe” parash. Atëherë ç’farë duhet të presin  të punësuarit në  komunë dhe në ndërmarrjet publike, ku edhe ashtu jemi të mbytur në borxhe. Shpesh dëgjohen zëra se  komunën e Ulqinit e presin edhe ndalesa ,( borxhe ) të tjera, qofsha i gabuar ! Kështu, me këtë  gjendje  të rënduar ekonomike, është vështirë të mbijetosh. Rrypi është shtrenguar në vrimën e fundit,dhe zyrtarët tanë lokale e qeveritarë  heshtin, nuk  e “çajnë” kokën fare. Ata kanë gjetur “ rahatinë “ e vet. Po e kalojnë me “ durim e sabër “në heshtje  këtë katrahurë, pa u brengosur fare  për asgjë, duke mos  kërkuar  zgjidhjen e duhur për  tejkalim të kësaj  agonie totale.! Këtu mungon një mvullnet i mirë  dhe një strategje e përbashkët, andaj dhe jemi këtu ku jemi !!!.Secilin zyrtarë që e pyet për këtë çeshtje, me naivitet rrudhë buzët e çon krahet !!!

VAJ HALLI  për ne !

Sot, çuditërisht, kryetari i komunës së Ulqinit  e theu heshtjen në valet e Radio Ulqinit, duke folur me një optimizëm të zbehtë, por nuk dha sinjale të duhura bindëse për një strategji të mundshme dhe tejkalim të kësaj krize që e ka gaditur buxhetin e komunës së Ulqinit.