Thirrje drejtuar gjimnazistëve për pjesëmarrje në programin edukativ të Festivalit të filmit Seanema

Në kuadër të edicionit të pestë, Seanema Film Festival organizon punëtori falas për nxënës të shkollave të mesme me mbështetjen e Qendrës kinematografike të Malit të Zi dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), si dhe në bashkëpunim me Shoqatën Rrjeti Kulturor Valjevo (VAKUM) dhe Cinemapolis nga Mali i Zi.

Punëtoria për produksion filmi është program katër ditor që zgjat nga data 19 deri më 22 shtator 2019 dhe që mbulon të gjitha aspektet e prodhimit të një filmi të shkurtër artistik, krijuar veçanërisht për nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë Mali i Zi.

Me anë të ligjeratave interaktive dhe diskutimeve mbi artin dhe produksionin filmik, nisur nga rregullat për ndërtimin e një skenari artistik, zhvillimi i strukturës narrative dhe vizualizimi i saj, xhirimi dhe post-produksioni – studentët shkruajnë dhe realizojnë filmin e tyre të parë të shkurtër.

Pjesa e dytë e punëtorisë për produksion filmik mbahet në Valevë (projekti SEAVA Youth), në kuadër të edicionit të gjashtë të festivalit të filmit “Valjevski filmski susreti”, nga data 12 deri më 15 dhjetor 2019. Përveç të mësuarit e bazava dhe gjuhës së filmit, si edhe të gjitha fazave krijimit të një filmi, pjesëmarrësit e punëtorisë së parë në Ulqin do të mund të mësojnë më shumë rreth realizimit të mini-serialeve gjatë punëtorisë së dytë në Valevë.

Punëtoria e kritikës së filmit është një program, gjithashtu, katër-ditor që zgjat nga data 19 deri më 22 shtator 2019. Ky program është krijuar për të mbuluar një aspekt tjetër të artit audiovizual, e që ka të bëjë me vështrimin kritik dhe shkrimin e vlerësimeve mbi filmat e shkurtër të edicionit të pestë të festivalit SEANEMA. Pjesëmarrësit ndjekin programin filmik, si edhe me ndihmën e mentorëve analizojnë në mënyrë kreative përmbajtjen filmike. Në fund të punëtorisë ndahen diplomat e pjesëmarrjes!

Duke krijuar vepra audiovizuale, si edhe duke shkruar vlerësime dhe analiza të shkurtra mbi filmat artistikë, studentët zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese, komunikuese dhe qëndrimin kritik ndaj përmbajtjes mediatike.

Kush mund të paraqitet?

Nxënës/e të shkollave të mesme që banojnë në Mal të Zi, të moshës 15 deri në 18 vjeç dhe që janë të interesuar për artin audiovizual, në të gjitha format e tij.

Si mund të bëheni pjesë?

Thirrja për shprehje interesi është e hapur deri ditën e hënë, datë 09.09.2019.

Për produksion filmi, aplikoni këtu:

https://docs.google.com/forms/d/1V0AcgfTbËSTQu0U8KxlgcB7b56oiTESg_j46uDhkOg8/edit

Për kritikë filmi, aplikoni si më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1CuNJJVi7x3eh6U7rq-tNsNsh5p1boëBK2iNfCnTdiCI/edit

Pjesëmarrësit e zgjedhur do të njoftohen nëse janë pranuar brenda dy ditëve nga data e mbylljes së thirrjes.