Njihuni me ulqinakun scout të licensuar për futbollistë

Prej sot Ulqini është pasuruar me nje scout të licensuar për futbollista. Bëhet fjalë për ish portierin ulqinak Jakup Betuzi.

Siç mësohet nga vet z. Betuzi, ai është zyrtarisht pjesë e një nga agjensionet më të mira në gadishullin ballkanik për manxhimin e futbollistëve. Bëhet fjalë për Kosovo Sport Menagment nga Prizreni e cila është shumë e njohur dhe ne tregun e futbollit hungarez.

Betuzi do te jetë përfaques për Mal e Zi dhe por edhe ndërkombetar.

Një mundësi e mirë për talentet e Ulqinit që të shfaqin talentin dhe kualitetin e vet dhe jashtë vendit te vet.