Kushtuar qytetit tim të origjinës, Ulqinit

Symbyllas 
Më shfaqet
Qyteti i ëndrrave.
Me rrahjet e zemrës
Në një simfoni.
Ulqin, emri që
Me qumështin m’u mëkua,
Kur ende, isha fëmijë. 
Ulqin, je qyteti im
Dhe njëkohësisht nuk je ti.

Qyteti ku shkeli Servantesi,
e lindi Dulcinea. 
Qyteti që më bën të ndihem, 
Sikur jam e ëma, e motra, 
e dashura apo e bija.
Njëherazi jam, edhe nuk
Jam e tija.

Qyteti i piratëve
dhe i ullinjve.
Qyteti që kryet,
Ia përkëdhel të bijve.
Atyre që bukën ia deshën.
Atyre që bukën ia shkelën.
Atyre që bukën 
së largu ia dëshiruan. 
Ulqin, je qyteti im
Dhe njëkohësisht nuk je ti.

Qyteti i perëndimeve të zhytyra
Në legjenda e rrënoja, 
Që presin të zgjohen, 
Të puthen nga koha.
Ulqin, je qyteti im
Dhe njëkohësisht nuk je ti.
Në cdo rrudhë tënden
Kam gjerbur dashuri.

/Nga Gladiola Busulla Jorbus /