“Flamuri shqiptar përsëri bëhet problem në Mal të Zi”

Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngre padi kundër organizatorëve të Logut të Zojës Grudës, në Tërgajë, sepse në këtë log sipas tyre ishin shfaqur vetem simbolet e një vendit tjetër, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi.
Nga kjo Ministri kumtuan se ligjet e shtetit të Malit të Zi duhet të respektohen.
“Pasiqë në tubimin e lartëpermendur ishte i shfaqur simboli i shtetit fqinj pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, ne do të ngrejmë padi kundër organizatorëve pranë organeve kompetente. Theksojmë edhe një herë që manifestimet kulturore nuk duhet të jenë front për asnjë nacionalizëm, as për shkelje të normave që përcaktohen qartë me rregullat pozitive ligjore të Malit të Zi”, kumtuan nga Ministria e Kulturës së MZ.

Nga ana tjetër Forumi Shqiptar, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e ngrehjes së padisë kundër organizatorëve të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetem e keni njollos vehten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar, drejtuar Ministrit të Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq.

Nga Forumi Shqiptar, kumtuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, as krahasimin e tubimit kulturor pranë Lumit Cem, në të cilin vetem u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejt Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje , thuhet në komunikatë nga kjo aleancë politike.
Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës , në reagim të Forumi Shqiptar, thuhet se është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri “në krye të së cilës qendron një ministër që ka këtë qëndrim ndaj veprimtarive kulturore shqiptare në të cilat në mënyrë të pashmangshme është valvitur dhe do të valvitet flamuri shqiptarë”.
Në reagimin e Forumit Shqiptar, drejtuar Bogdanoviqit, thuhet se si Minister i Kukturës edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, duhet ta dinë se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.

Poadhtu edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet shtetërore, njëheri edhe deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca-UDSH-ASH), Genci Nimnbegu, deklaroi se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrejë padi kundër organizatorëve të tubimi të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë, për shkak të valvitjes së flamurit shqiptar.

Nimanbegu, me këtë rast theksoi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës së Malit të Zi, ata kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme, Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptarë autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër për mendimin tim është vetëm inicim i grindjeve me popullin tonë “, deklaroi Nimanbegu.

Nimanbegu theksoi se mbi padinë e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe do të shohin mënyrën adekuate për reagim./malesia.org/