Arkitekti i njohur i qytetit pro asfaltimit të rrugës dytësore në Plazhin e madh

”Unë prita ndonjë lajm afirmativ në lidhje me asfaltimin e rrugës dytësore buzë plazhit te madhe, e jo lajmin qe bahet fjale per “ndertim te eger”! Kjo rrugë bindshëm e ka lehtësuar komunikacionin ne zonen e Shtojit, sidomos ne kohën e pasdites kurse zbrazen plazhet dhe kur mijera vetura vërsulen drejt rruges kryesore te Shtojit!”, klshtu deklarohet arkitekti i njohur në qytetin e Ulqinit, Valon Buzuku, në një shkrim të tij në rrjetin social.

”Prej meje personalisht kryetarit te Komunes i shkon nje bravo e madhe për këtë vepër dhe është për tu çuditur pse është dashtë me prit kaq shumë për këtë investim!!! Nuk e di se a eshte apo jo ky investim ne përputhje me ligjet përkatese, por edhe nëse nuk eshte atëhere bravoja im eshte edhe me i madhe, per shkak se disa vepra të cilat jane ne te mire te Qytetit nganjehere nuk duhet komentu a jane apo jo në perputhje me ligje! Le ti shkrujne padi inspekcionet perkatese te gjithe qytetareve të Ulqinit, e marrim persiper ska problem! Por ndoshta ma fitim pruese do te ishte mi shkru padi atyre qe frenojne zhvillimin me “mosberjen” e tyre! Mesiguri qe funkcionaret e t mirave detare, t cilet jane kompetent per at Zone nuk jane edhe aq t interesuar per zgjidhjen e cfaredo problemi ne Komunen tone, sps po te ishin, kjo rruge do t ishte asfaltu shume me heret!!”, përfundon shrkimi z. Buzuku