Rikthim madhështor i Logut të Tërgajës, malësoret nderojnë Albin Kurtin (foto, video)

Pas 20 vjet ndërprerje dhe heshtje u rikthye në Malësi në mënyrë madhështore ë Logu i Tërgajës.

Rreth 1500 veta nga Malësia por jo vetëm i’u rikthyen vendit ku shumë vite me rradhë, ditën e Zojës së Grudës – 15 gushtit, bashkohej populli i Malësisë për tu freskuar dhe argëtuar pran Lumit Cem, por edhe për tu njoftuar me njani tjetrin e nuk ishin të rralla rastet e njohjes së të rinjëve që më vonë kaluan në lidhje martesore duke krijuar kështu edhe familje.

I nderuar me ftesë në këtë aktivitet por edhe i nderuar nga organizatorët dhe të pranishmit për pjesëmarrje ishte edhe deputeti në parlamentin e Kosovës dhe njëheri kryetar i Lëvizjes Vetevendosje. z. Albin Kurti.
”Mirë se ke ardhë në Malësinë tonë por edhe tënden. Shqiptarët janë një, nuk ka shqiptarë katolikë e muslimanë por jemi të gjithë të njëtjtë”, kështu u shpreh duke iu drejtuar Kurtit, njëri nga organizatoret e këtij aktiviteti Ejllo Berishaj.

Në fillim të programit shumë të rinj treguan aftësitë e tyre duke u hedhur nga ura në lumin Cem. Programi vazhdoi me paraqitjen e Shoqatës kulturo artistike “KOHA” nga Dinosha por edhe të shoqatave të tjera nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria. Mysafir special i kësaj dite ishte edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar nga Kosova z. Ilir Shaqiri.

Programi kulturoro-artistik vazhdoi deri në orët e vona ndërsa organizatorët për të gjithë mysafirët kishin përgaditur ushqim të bollshëm dhe pije të shumta.