Prej nesër ndalohet pirja e duhanit ne ambiente të mbyllura, dënimi edhe deri në 20 mijë euro

Në Mal  të Zi prej nesër do të jetë e ndaluar pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, sepse atëherë hyn në fuqi  ligji i ri për kufizimin e produkteve të duhanit. Ligji  rreptësisht  ndalon përdorimin e produkteve të duhanit në ambiente të mbyllura, përveç kazinove, përcjellin mediat malazeze, transmeton Ulqini Online.

Ata që shkelin këtë ligj rrezikojnë të paguajnë dënimin edhe deri në 20 mijë euro.