Tërmet 4.4 ballë në Shqipëri, ndjehet edhe në Ulqin

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës rihter është regjistruar ditën e sotme në Fushë Arrëz të Shqipërisë.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 2 km, ndërkohë që lëkunddjet janë ndjerë rreth orës 15:37 minuta. Epiqendra e tij ka qenë 15 km në verilindje të Fushë Arrëzit.

Dridhjet e këtij tërmeti, ndonëse me intensitet shumë më të ultë, janë ndjerë edhe në Ulqin.