Mbrëmë me datën 9 Gusht 2019,në sallën e kinemasë në Katerkollë në Anë të Malit-Ulqin,u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sutormani 1991” me regji të Din Zenelit.

Moderator i kësajë nate ishte aktori Shefqet Luca. Filmi tregon ngjarëjen e viteve 1991,ku Armata e ish Jugosllavisë kishte mobilizuar rezervistët e rinjë  shqiptar nga trevat e Ulqinit për ti dërguar në luftrat që kishin për interes formimin e Serbis së Madhe,të cilët refuzuan këtë luftë,dhe ata u quajtën dezerter nga anët e oficerave ushtarak jugosllav.Ishte një heroizëm i vërtetë i atyre të rinjëve,sepse ligjët e luftës  ishin shumë të rrepta.Por ata shpëtuan falë një mobilizimi të popullit dhe në veçanti nënave shqiptare të cilat u mobilizuan me bijt e tyre,për të ju shmangur një masakre të dytë të “Tivarit”.

Në këtë mbrëmje folën disa nga dëshmitarët e kësajë ngjarëje:Ethem Mehani,Haxhi Sulejmani,dhe autori i realizimit të këti filmi Din Zeneli,të cilët i rikujtuan të pranishmëve momentet më rinqethëse të përballimit me vdekjen.

Filmi”Sutormani 1991″,pritët që në të ardhëmen të paraqitët edhe në festivalet e fimave.

By admini