Otranti drejt fikjes – Borxhe nga viti i kaluar, buxhet zero para fillimit të kampionatit të ri

Ekipi futbollit Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit po kalon një fazë mjaft të vështirë sa i përket anës financiare por edhe asaj sportive. Mungesa e anës financiare ka bërë që ekipi as të mos fillojë stervitjet për kampionatin që fillon kësaj të diele.

Në një konferencë për media të organizuar mbrëmjën e së enjtes u paraqiten kryetari i klubit Nexhat Hasanaga, sekretari Selim Gorana dhe kapiteni i ekipit Arian Senika të cilët shpalosen problemet e akumuluara qe nga viti i kaluar dhe që vazhdojnë edhe këto ditë të këtij fillim kampionati, shkruan Ulqini Online.

Nga klubi treguan se ata iu kane borxh lojtarëve një shumë pre 20 000 euro nga viti i kaluar dhe se për të marrë pjesë në kampionat këtë vit ju duhen rreth 120 000 deri 140 000 euro.

Në fund, kryetari i klubit Nexhat Hasanaga dha një ultimatum deri ditën e hënë për të gjithë afaristet, institucionet komunale, politikanët dhe të gjithë të tjeret që mund të ndihmojnë se është koha e fundit që të bëjnë dicka të tillë.

Ditën e diele me kalendarin e ri të ligës futbollistike të Malit të Zi Otrant luan ndeshjen e parë si mysafir kundër Drezgës por që nuk dihet nëse do të jenë në gjendje që të udhëtojnë për këtë takim.